Lidhu me ne

Radar

Një aeroplanmbajtëse më e fuqishme se 70% e ushtrive të botës

090528-N-7780S-286

USS John C Stennis 003

Krahas numrit më të madh të aeroplanëve ushtarakë në botë, teknologjisë më të sofistikuar ajrore dhe kundërajërore, SHBA-të janë  pakonkurencë edhe kur bëhet fjalë për aeroplanmbajtëset.

Mjafton të themi që, vetëm një aeroplanmbajtëse e SHBA-ve, nga 10 të tilla, e quajtur, USS John C Stennis, posedon forcën më të madhe ajrore se 70% e ushtrive tjera të botës.

 

USS John C Stennis 015

Aeroplanmbajtësja e flotës luftarake-detare amerikane (US Navy) – USS John C Stennis, ka një ekuipazh mbi 6,000 personash, marinarë, pilotë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit. Ajo është e gjatë 333 metra, peshon mbi 100.000 tonë, ndërsa mbartë mbi  80 aeroplanë ushtarakë të teknologjisë së fundit.

Dy reaktorët nuklearë të saj ndërkaq, prodhojnë energji elektrike që do të ishte e mjaftueshme për furnizimin e dy qytete të vogla.

USS John C Stennis mund të lundrojë me shpejtësi 56 km në orë, ndërsa energjia e siguruar nga reaktorët nuklearë i mundëson asaj të qëndrojë në ujërat botërore edhe përgjatë 22 viteve të ardhshme.

Kjo luftanije, vetëm në kuvertën e së cilës janë të angazhuar 200-400 pjesëtarë ushtarakë – mund të lansojë 20 aeroplanë brenda një ore, mund të godasë aeroplanët kundërshtarë, ndërsa është e pajisur me sistemet më të sofistikuara të radarëve.

Prodhimi i kësaj aeroplanmbajtëse, që ka nisur misionet e saj në vitin 1995, ka kushtuar jo më pak se 4.5 miliardë dollarë.

USS John C Stennis dhe luftanijet tjera amerikane, pas disa vjetësh do të shoqërohen në ujërat botërore nga një tjetër aeroplanmbajtëse e mahnitshme, “Gerald R. Ford”, po ashtu pjesë e flotës luftarake-detare amerikane.

USS-John-C-Stennis-007

 

USS John C Stennis 014 090526-N-9928E-157 USS John C Stennis 002 121109-N-HV737-056 USS John C Stennis 005 USS John C Stennis 017 USS John C Stennis 016 USS John C Stennis 013

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix8 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix8 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix8 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix8 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix8 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix8 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix8 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix8 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar8 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook