Lidhu me ne

Kryesore

Historia e pabesueshme e 66-vjeçarit nga Laçi

Nga Ahmet Zani

Një Skënderbe, por i varfër ndodhet në fshatin Zhejë të Kurbinit!

Djaloshi 15 vjeçar është pagëzuar me këtë emër nga babaj i tij Sinan Paja, 66 vjeçar, i cili është krenar për heroin kombëtar.

Sinan Paja jeton në mjerim me fëmijët nga lidhja martesore shumë e vonë, por është i lumtur që Zoti i ka falur tre  fëmijë.

Ndonëse në kushte të rënduara, krenaria e kryefamiljarit Sinan lidhet tek emrat që u ka dhënë pasardhësve, por veçanërisht djalit të dëshiruar, Skënderbeut.

Sinani ka histori të veçantë që në kohën e sistemit njëpartiak. Me veshje të modës, flokë të gjatë deri në supe.

Ky person ishte shumë i njohur nga organet e punëve të brendshme ndërsa disa herë shoqërohej në polici, por nuk do t’ja dinte.

Fshati ku banonte e respektonin këtë si njeriun e rrallë të dashur, ndonëse paraqitja tregonte një person të egërsuar, ndërsa punonte në ish-kooperativë.

Nga martesa do i lindin dhe tre fëmijët, vajza më e madhja do të quhej Lulëkuqja, fëmija i dytë ishte djalë, ndërsa e kishte menduar t’ia vendoste emrin e heroit kombëtar Skënderbe, vajza tjetër Mbretëresha.

Por 66 vjeçari nuk është i ngopur me tre fëmijët.

Ai ëndërron për një tjetër pasardhës, sepse në kokë i qëndrojnë emra si Herkul a Hitler.

Skëderbeu, djali i vetëm e sheh gjithkund krah babës, po ashtu dhe vajza më e vogël Mbretëresha me veshje karakteristike.

Asnjëherë nuk do t’i shohësh këta njerëz të udhëtojnë me mjete nga fshati Zhejë rreth dhjetë kilometër nga Laçi, por vetëm në këmbë.

Një vit më parë digjet nga një shkëndijë elektrike banesa e tij dhe për disa ditë pesë  anëtarët e kësaj familje kalonin netët jashtë, madje në kushte atmosferike të rënduara nga rreshjet e shiut.

Rezervat ushqimore ishin mbaruar dhe konsumonin gjethe të hithrave dhe për mbulesë pak plastmas nën hijen e një peme.

Teksa kemi trokitur pranë banesës së tij në fshatin Zhejë Sinani dhe i biri rendin të na presin te porta, ashtu siç shihet dhe nga fotot. Ndërsa kërkonim të vizitonim banesën ai ka drojë. Skënderbeu dhe familja e tij ndodhen në kushte të vështira, asnjeri nuk ka mundësi të punësohet, por dhe ndihma e institucioneve ka munguar.

Fshati ku banojnë familja e Skënderbe Pajës në Zhejë është e njohur dhe nga beteja e Albulenës./ 27

skenderbe skenderbe-1 skenderbe-2

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore20 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook