Lidhu me ne

Kryesore

Efekti “Shukri” e çon pazarin e videove në 3 milionë euro. Mbledhje sekrete në Fabrikën e Ideve

Vendim për mënyrën e reagimit dhe të menaxhimit të pasojave të publikimit eventual të videove për ministra të qeverisë sonë:

E mbledhur në Fabrikën e Ideve, në lidhje video me ish-deputetin Koço Kokëdhima nga shtëpia e vet, celula drejtuese PS-së, përpunoi këtë qëndrim për përballimin e skandalit të pritshëm:

  • Së pari, të bëhen përpjekje maksimale që të negociohet mospublikimi. Mundet që Ilir Metës t’i lihet përveç Presidentit të ardhshëm, edhe një opsion për kryeministër.

(Në vëmendje: Musa Ulqini ka propozuar që Metës t’i jepet edhe posti i Presidentit të Nderit të PS-së, por kjo mund të shikohet në një kohë të dytë dhe me tjetër emër).

  • Së dyti, të mos lejohet në asnjë mënyrë që të publikohet vetëm një video. Nëse publikimi është i pashmangshëm, atëherë do të duhet që ato të publikohen njëkohësisht në të njëjtën ditë.

Arsyet për këtë i sqaroi në promemorien e vet, anëtari i vjetër i partisë K.D dhe ato përmblidhen pak a shumë në këtë teknikë manipulimi mediatik:

Duke marrë shkas dhe shembull nga punimet e KPD-së së vitit 2001, është e udhës që të publikohen të dyja videot, duke bërë të besohet se kjo është fitore e poseduesve të saj dhe e dr. Berishës. Të kihet parasysh se sa më i madh skandali dhe presioni, aq më shpejt do të ketë interes që ai të mbyllet. Efekti psikologjik mbi socialistët do të jetë i fortë, por nëse perceptimi do të kalibrohet drejt ndjesisë së një sulmi frontal ndaj qeverisë dhe partisë në vetvete, ai do të ushqejë ndjenjën e viktimizimit. Goditja kur është shumë e fortë dhe me sens të ekzagjeruar del nga rrezja e racionalitetit. Do shpresuar që Ben Blushi të rihidhet në sulm edhe këtë herë me kartën morale. Ky është momenti që të përpunohet mendimi i socialistëve për një koordinim të mediave, analistëve kryesorë dhe Blushit me Doktorin dhe Metën, kundër PS-së. Në një plan afatmesëm ky momentum i shërben partisë sonë. Mund të sillet në vëmendje me pak takt, acarimi i grekëve dhe Dules me kryeministrin, për të lënë të hapur imagjinatën e një investimi edhe nga aktorë të huaj. Ka edhe një arsye tjetër pse duhen publikuar të dyja videot të pandara. Një arsye që lidhet me atë që do ta quaja “Efekti Shukri”. Flitet se në një nga videot, një prej ministrave kryen marrëdhënie me një transvestit. Duke qenë se efekti i kësaj është shumë i madh, atëherë ministri tjetër, që kryen marrëdhënie në zyrë me një masazhatore, del nga vëmendja për shkak të “anomalisë” së skandalit të kolegut. Njësoj si në rastin e Shukri Xhelilit, ku të gjthë u morën me vrimën e brekëve më shumë sesa me faktin e marrëdhënieve në zyrën e shtetit, edhe këtu, është mirë që të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet. Deri më tani janë propozuar 2 milionë euro për të bllokuar publikimin e videos. Nëse nuk ndalet, atëherë do të duhet që të jepen edhe 1 të tjera: 500 mijë për ministrin që ia mballos transvestitit, meqë është i ikur dhe 500 mijë të tjera poseduesit të videove që t’i japë të dyja”.

Pasi u lexua ky propozim ai u hodh në votim dhe u miratua me 3 vota pro dhe një abstenim. Pro ishte kryetari i partisë, kryetar/nënkryetar i Grupit Parlamentar. Kokëdhima abstenoi duke bërë këtë vërejtje në procesverbal: “Nuk jam dakord që të japim 500 mijë euro që si e si të dalë në media sesi ai legeni shkon me një transvestit Argjentine. Propozoj që t’ia nisim videon Doktorit me pseudonimin “Përgjuesi Dixhital”.

Fund, Fabrika e Ideve, selia qendrore e PS-së

Poshtëshënim i Drejtorit të Komunikimit të Kryetarit: Gjatë gjithë mbledhjes , kryetari vizatonte portretet e pjesëmarrësve në mbledhje./Respublica

image_2016_06_03_0909_1464937792

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske2 ditë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix2 ditë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix2 ditë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix2 ditë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore2 ditë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix2 ditë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix2 ditë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske3 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix3 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook