Lidhu me ne

Kryesore

A është i mundur referendumi për reformën në drejtësi?

kuvendi1-701x446

Përballë mungesës së konsensusit me opozitën për reformën në drejtësi, socialistët kanë filluar të përhapin idenë e anashkalimit të Kuvendit dhe miratimin e reformës direkt nga populli në referendum. Kanë qenë ish-kryeministri socialist Majko dhe pastaj zëvendës Kryeministri aktual Peleshi të cilët kanë shprehur në publik opsionin e referendumit, nëse reforma nuk arrin të miratohet nga Kuvendi ose anashkalimin fare të Kuvendit dhe shkuarjen direkt në referendum.

Por sa e mundur është thirrja e referendumit për reformën në drejtësi? Pothuajse e pamundur. Exit shpjegon më poshtë se pse.

Reforma në drejtësi përfshin amendim të Kushtetutës dhe ajo mund të miratohet vetëm sipas procedurës që zbatohet për ndryshimin e Kushtetutës.

Procedura e miratimit të amendamenteve kushtetuese është e përcaktuar nga vetë Kushtetuta në Nenin 177 të saj. Kjo procedurë zhvillohet si më poshtë:

  • Amendamentet kushtetuese miratohen me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit, pra me votat e 94 deputetëve. Kaq mjafton që ndryshimet të hyjnë në fuqi, nëse nuk ushtrohet e drejta e shpjeguar më poshtë.
  • Pas miratimit nga Kuvendi, me kërkesë të një të pestës së Kuvendit, pra të paktën të 28 deputetëve, drafti i miratuar mund të kalohet për miratim me referendum popullor. Në këtë rast, rezultati i referendumit është përfundimtar.
  • Ndryshimet Kushtetuese mund të bëhen direkt me referendum popullor, pa u votuar fare në Kuvend, por në këtë rast kërkesa për referendum duhet të miratohet nga dy të tretat e Kuvendit.

Siç kuptohet nga më sipër, që reforma në drejtësi të kalojë për miratim me referendum, duhen votat e dy të tretave të Kuvendit:

  • dy të tretat për të miratuar fillimisht draftin në Kuvendi dhe pastaj 28 deputetë për ta kaluar atë në referendum; ose
  • dy të tretat e Kuvendit për të kërkuar kalimin e draftit direkt në referendum, pa patur nevojë për miratimin e saj paraprak në Kuvend.

Socialistët opsionin e referendumit po e sjellin pikërisht pasi nuk arrjnë të sigurojnë dy të tretat për miratimin e saj në Kuvend, por nga ana tjetër pa siguruar dy të tretat ata nuk mund ta kalojnë reformën ne referendum.

Me shumë gjasa, ata e dinë këtë gjë por po kopjojnë taktikën e kërcënimit që zgjodhi ish-Kryeministri Berisha, në vitin 2013, kur opozita refuzonte të miratonte tre ligjeve që ishin kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe që kërkonin dy të tretat e Kuvendit për miratim. Miratimi i tyre u bllokua, pikërisht, nga Partia Socialiste në opozitë.

Në pamundësi për t’i bindur socialistët për miratimin e ligjeve, Zoti Berisha hodhi idenë se ligjet mund të kalonin për miratim direkt nga populli me referendum, si kërcënim ndaj tyre (më në fund ata i votuan ato pak javë para zgjedhjeve të 2013).

Po ndërsa në rastin e tre ligjeve referendumi mund të ishte një zgjidhje e mundshme, edhe pse praktikisht e vështirë për t’u arritur, në rastin e tanishëm opsioni i referendumit është i pamundur.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook