Lidhu me ne

Aktualitet

Ikni sa më shpejt, BE nuk ka kohë për meditim

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka deklaruar në konferencën e shtypit përfundimtare pas samitit te vendeve anëtare se kryeministri britanik kërkon kohë për meditim, por Bashkimi Europian nuk ka kohë për meditim dhe se qeveria britanike duhet të dërgojë sa më parë njoftimin e daljes nga Bashkimi Europian për tê filluar negociatat e daljes. “Kur flitet për tregun unik, ose je brenda, ose je jashtë. Kur je jashtë je jashtë dhe do të rinegociosh aksesin në tregun unik siç e kanë negociuar zvicerianët, norvegjezët dhe të tjerë. Nuk ka automatizëm për një ish-shteti anëtar të ruajë përfitimet e tregut unik kur del nga Bashkimi Europian. Por këtë do t’a shohim gjatë negociatave”-deklaroi Junker.
Samiti i fundit europian i 28 liderë europianë nuk ka qenë i lehtë për kryeministrin britanik David Cameron, i cili në sytë e 27 liderëve europianë është treguar i papërgjegjshëm, duke e angazhuar popullin britanik në një referndum për daljen nga BE. “Më vjen keq për rezultatin e referendumit, por nuk pendohem që e bëra. Ishte gjëja e duhur për të bërë. Kam qenë jashtëzakonisht krenar si kryeministër i vendit për gjashtë vjet .Ka qenë një nder i madh. Por në fund të fundit, ti lufton për atë që beson. Nëse fiton shumë mirë, nëse humb, duhet të pranosh verdiktin. Dhe verdikti i popullit britanik nuk është vetëm të dalë nga BE-ja, por të fillojë një faqe të re të historisë së saj me një lider të ri. Ajo që mund të bëjë unë është të ruaj stabilitetin në vend aktualisht dhe të përgatis opsionet e dalje”-deklaroi Kameron. Ajo që kryeministri Britanik u ka kërkuar 27 liderëve të Bashkimit Europian është një reformë e rregullave të lëvizjes së lirë të personave në Evropë, si kyçe për marrëdhëniet post-Brexit mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.
Presidenti francez, François Hollande kanë thënë,se është koha për britanikët të provojnë se ç’do të thotë të jesh jashtë BE-së, ndërkohë që kryeministri hollandez, Mark Rutte ka qenë më radikali nga liderët, duke thënë se refendum është një dështim kushtetues, politik, ekonomik dhe monetar.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix22 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix22 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix22 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix22 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix22 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix22 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix22 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook