Lidhu me ne

Kryesore

Luiza Gega vrapon e vetme

luiza-gega-701x368

Dje, në të gjithë shtypin e huaj, atë francez, italianë, kinez, u shkrua për atleten shqiptare Luiza Gega, e cila fitoi medaljen e argjendit në garën e 3000 metrave më pengesa, në Kampionatin Evropian të Atletikës, zhvilluar në Amsterdam të Hollandës.

Atletja 27 vjeçare është kualifikuar për të garuar dhe në garën e vrapimit 3 mijë metra me pengesa, në Lojrat Olimpike që do të zhvillohen në Brazil, muajin e ardhshëm.

Suksesi i Luizës u vlerësua nga mediat botërore dhe për një arsye tjetër: Luiza Gega në Tiranë nuk kishte një pistë vrapimi ku të stërvitej.

Vendimi i qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për prishjen e stadiumit “Qemal Stafa” e bëri Tiranën të vetmin kryeqytet në botë pa një pistë atletike, duke privuar një nga pesë atletët shqiptarë të kualifikuar në Lojrat Olimpike, për t’u stërvitur në kushte teknike të pranueshme.

Ajo që i bën përshtypje të gjithë komentuese të vendeve të ndryshme është se Shqipëria, një vend i varfër, vendosi të shembë të vetmen pistë atletike të kryeqytetit për të ndërtuar një stadium të ri vetëm për futbollin.

Taulant Stërmasi, trajneri i Luizës, u detyrua të iki në Korçë, ku ka një pistë atletike, në mënyrë që atletja e tij të stërvitej në mënyrën e duhur. Ai, madje, u detyrua të rregullonte vetë gropat e mbushura me ujë në mes të pistës së Korçës.

Luiza, në disa raste, stërvitet dhe në Tiranë, në Parkun e Liqenit, në mes të shumë qytetarëve që shkojnë aty për të vrapuar.

Vetë atletja, por dhe trajneri i saj, në disa intervista në mediat shqiptare kanë ngritur dhe një shqetësim tjetër: Luiza Gega, sportiste profesioninste për më shumë se 15 vjet, nuk ka asnjë ditë të siguruar në librezën e saj të punës.

Trajneri ka deklaruar më parë se Luiza me një trajnim cilësor që nuk është i mundur në Shqipëri, mund të fitojë të parën medalje olimpike për Shqipërinë, në Brazil. Por, buxheti i qeverisë për sportin e atletikës është i papërfillshëm, edhe pse do të mjaftonin disa mijëra euro që Luiza të stërvitej diku në Evropë.

Shpërfillja totale e shtetit ndaj nënkampiones së Evropës dhe pretendentes për të fituar medalje ari në Brazil, bëhet akoma më ironike po të kujtojmë se qeveria i dhuroi një milion euro lojtarëve të kombëtares së futbollit – të gjithë profesionistë të mirë paguar nga skuadrat europiane ku luajnë – vetëm për një gol të bërë kundër Rumanisë në ndeshjen e fundit në grup në Kampionatin Evropian të Futbollit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix10 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix10 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix10 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix10 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix10 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar10 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport10 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix11 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix11 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook