Lidhu me ne

Kryesore

Koalicioni ka marrë fund. Drejt zgjedhjeve*

 

RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit./r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

RAMA META NE KONFERENCE – Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE – Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Mero Baze

Përpjekjet e shumicës dhe komunitetit ndërkombëtar për një reformë në drejtësi, po prodhojnë një koalicion të ri në Shqipëri. Reforma në drejtësi ka ndarë në dy kampe politikën shqiptare. Pas deklaratës së sotme zyrtare të LSI, ajo ka një qëndrim të ndryshëm nga Partia Socialiste në pushtet dhe diplomatët perëndimorë rreth reformës, duke ju bashkuar qëndrimit të Partisë Demokratike.

Kjo u jep fund shpresave për një reformë në drejtësi sipas versionit perëndimor, mbështetur nga Partia Socialiste, dhe po ashtu i jep fund një prej objektivave kryesore që ka pas mbajtur të bashkuar koalicionin deri më sot. Deklarata e LSI është një lloj konfirmimi i “Brexit”-it shqiptar sa i përket mosdakordësisë me BE dhe SHBA për reformën në drejtësi.

Prej sot, PS dhe LSi mund të jenë bashkë për ndonjë vend pune, për ndonjë plan investimesh, për ndarje buxhetesh dhe beteja lokale, por nuk janë bashkë për objektivin madhor të koalicionit, dhe si i tillë koalicioni politik ka marrë fund. Ai mund të shtyhet përkohësisht si koalicion numerik, por jo politik. PS dhe LSI janë sot si Cameroni dhe konservatorët radikalë që udhëhoqën fushatën kundër BE dhe detyruan kryeministrin të ikte.

Kështu që, 21 korriku duhet pritur si një datë zyrtare për koalicionin, më shumë se sa si një ditë kur do miratohet reforma në drejtësi.

Qëndrimi i LSI i jep fund përpjekjeve ndërkombëtare për t’u bërë thirrje deputetëve të opozitës të votojnë reformën, pasi tani ato thirrje nuk kanë më kuptim pa votat e LSI. Qëndrimi i LSI po ashtu i jep fund dhe ultimatumit amerikan për PD dhe presionit nga e dërguara e kancelares Merkel mbi PD. Tani shumica e Kuvendit është kundër reformës, dhe si e tillë është një arsye e fortë për të rishikuar konfigurimin politik të tij.

Nga ana tjetër, duket se kryeminstri Edi Rama ka dalë tërësisht jashtë loje, duke deklaruar zyrtarisht se tani negociatat duhet të zhvillohen mes SHBA-BE e PD dhe ai pranon gjithçka, duke kaluar në pozitat e pakicës.

Socialistët duhet të testojnë votat pro reformës në Kuvend dhe me atë koalicion duhet të shkojnë drejt zgjedhjeve të reja. Të gjithë jemi të bindur se në popull ka më shumë vota pro reformës se sa në këtë Kuvend. Dhe meqë nuk kemi mundësi të pyesim popullin për reformën, duhet të shkojmë në zgjedhje t’i kërkojmë vota për reformën.

Çdo përpjekje për t’i shtyrë ato apo për t’u tërhequr zvarrë deri më 2017, vetëm sa e bën më të pashpresë gjendjen në vend dhe i heq kuptimin parimeve mbi të cilat duhet të bëhet politika.

Votimi kundër reformës duke qenë një lloj “Brexit”-i shqiptar, është një ikje nga Perëndimi, dhe pas kësaj shqiptarët duhet të votbesojnë qeverinë.

Ashtu si kryeministri Cameron dha dorëheqje pas humbjes së Brexit, Edi Rama duhet të japë dorëheqje dhe të shkojë në zgjedhje të reja, pas humbjes së reformës në drejtësi për shkak të plasaritjes së koalicionit.

Në vjeshtë të këtij viti shqiptarët duhet të rizgjedhin për t’u qeverisur dhe për t’i dhënë shpresë, ose për t’i vënë kryqe të ardhmes së drejtësisë në Shqipëri, për të konfirmuar, ose përgënjeshtruar “Brexit”-in shqiptar.

“Tema”
*Titulli origjinal: “Brexit”-i shqiptar, ose një ikje nga Perëndimi

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook