Lidhu me ne

Kryesore

Gulen sfidon Erdoganin: Le t’i hetojë një grup ndërkombëtar akuzat tua, do ta pranoj rezultatin

103404681-_Fethullah_Gulen_is_pic-NEWS-xlarge_trans++MMsEBpMiKqey3HfB7-g8BT6TP1bWZ4ERUBOAW5xrufE

Fethullah Gyleni u shpreh se “nëse janë të vërteta këto akuza dhe këto pretendime, atëherë le të ngrihet një komision ndërkombëtar dhe të hetojë.” Pasi u shpreh se do ta pranonte cilido që të ishte rezultati i këtij raporti, ai u shpreh: “Unë do të jem i kënaqur me çdo lloj përfundimi. Edhe sikur të kryhet prej një grupi njerëzish që do të jenë blerë dhe raporti do t’u jetë vënë para i gatshëm, i lënë veçse për t’u nënshkruar…”

Ai tha se gjithkush që nuk bie dakord me qeverinë e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi po cilësohet si forcë “paralele”, duket sikur “Erdogani të ketë alergji ndaj kujtdo që nuk i përulet.” Teksa thoshte këto, Gyleni solli në mendje se ka ndodhur edhe më parë që qeveria të ushtrojë trysni mbi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për të përjashtuar nga ushtria çdo zë të kundërt. “Ka gjasa që kjo të jetë diçka që u duhet për të justifikuar ato që do të bëhen më mbrapa, duke pasur edhe shfajësimin se këtë e “bëri aksh organizatë terroriste.” është edhe kjo mes atyre që thuhen,” – shtoi ai.

Gyleni, duke sjellë në kujtesë deklaratën e Presidentit Erdogan se “grushti i shtetit ka ardhur si një mirësi e Zotit”, ndau shqetësimin për të këtë artikulim të qeverisë. “E thanë vetë: Na u lehtësua puna. Sido që të jetë, tani mund të përjashtojmë kë të duam me lehtësinë më të madhe. Nuk ka nevojë t’i pyesim më, as Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, as komandantët e Forcave të Armatosura,” – tha ai, transmeton tema.

“Presidenti i Republikës, Erdogani, ka kohë që ushqen një urrejtje të pashpjegueshme kundër Lëvizjes “Hizmet”, – vijoi ai. – Më parë, ndodhte që edhe t’i fshihte disa ndjenja. Nuk është e pamundur që ky të ketë qenë një skenar për të legjitimuar gjuetinë e shtrigave që ka kohë që zbatohet kundër pjesëtarëve të Lëvizjes “Hizmet”. Ndoshta kanë marrë tre katër oficerë që ngjajnë si të afërt me ne, i kanë nxitur që ta luajnë skenarin sikur të ishin në xhirimin e një filmi,” – vëren ai. – Nuk ka asnjë shpjegim sado të arsyeshëm për atë që ka ndodhur. Asgjë që bëjnë nuk është e arsyeshme. Ngjan si të jesh në një shfaqje teatrale. Nuk morën askënd. Vetëm sa qëndruan në një vend, shkaktuan nja dy dëme aty-këtu, ndoshta edhe qëlluan ndaj disa njerëzve. Deri më tani kanë ndodhur, 27 maji, 12 marsi, 12 shtatori… Nuk bëhen kështu ndryshimet e mësha. Asnjë revolucion në botë nuk ka ndodhur kështu. Ka shumë mundësi që ky të ketë qenë një skenar.”

Nuk ka kthim pas nga demokracia

Pasi solli ndërmend se si në një shkrim të botuar njëzet vjet më parë ka shprehur mendimin se “nuk ka më kthim pas nga demokracia, sepse republika është një realitet i prej të cilit nuk mund të kthehesh dot më”, ai u shpreh se, edhe atyre ditëve, organet e shtypit që mbështesin sot qeverinë dhe publikojnë vazhdimisht kundër tij e patën kritikuar hapur./Express

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix34 minuta më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix36 minuta më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix37 minuta më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix39 minuta më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix41 minuta më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix43 minuta më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix47 minuta më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix49 minuta më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix50 minuta më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar60 minuta më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook