Lidhu me ne

Kryesore

Një rrëfim për natën e së premtes: “Republika turke ka vdekur”

Etze Temelkouran, shkrimtare, gazetare dhe analiste politik, është një nga personalitetet më të njohura të Turqisë së sotme. E lindur në vitin 1973 në Izmir. Në vitin 1995 ajo u diplomua nga Shkolla e Drejtësisë të Universitetit të Ankarasë dhe në vitin 1993 filloi karrierën e saj gazetareske në gazetën “Tzoumchouriet” . Artikulli për natën e së premtes në Turqi reflekton frikë, dyshim dhe ankth për të ardhmen e vendit të saj.

….

Është ora një e gjysmë e natës dhe nga të gjitha minaretë në Turqi tingëllon vazhdimisht lutja e gjatë që thuhet në në rastet e vdekjes. Sa mbaron nje fillon tjetra. Gjëmimi i avionëve luftarakë mbi çatitë tona ngatërrohet me këtë lutje, e cila arrin në palcë  për të njoftuar vdekjen tonë. Kur zhurmat e përleshjeve ndalojnë,  nga xhamitë vijnë njoftime për rezistencën ndaj ushtrisë: “Është xhihad! Dilni për Allllahun në rrugë! ” Çfarë bëni kur pyesni veten  nëse të nesërmen në mëngjes zgjoheni me një grusht shteti ushtarak ose me një Republikës Islamike?

Sarkazma arrin majat

Prej shumë kohësh njerëzit në Turqi provojnë  kufijtë e  humorit për të ruajtur shëndetin e tyre mendor. Sarkazma në maja të paimagjinueshme. Unë nuk e di nëse kjo është një shenjë e ndjeshmërisë së sëmurë, ose një mënyrë për të përballur me jetën, por ndërkohë që pyes veten se kur do të thyhen xhamat e dritareve nga zhurma e avionëve luftarakë, kur  të shtënat do të mbërrijnë jashtë dyrve tona, në mediat sociale ku ne flasim mes nesh qarkullojnë anekdota.

“Republika turke ka vdekur.”

Në fillim u duk pothuajse qesharake dhe ishte më e arsyeshme për të besuar se ajo që ndodhi ishte inskenuar. Një grusht ushtarësh të shastisur kishin mbyllur një nga urat mbi Bosfor, duke u thënë njerëzve “Shkoni në shtëpi”. Kam shkruar një roman për grushtin ushtarak të vitit 1980, dhe unë e di se asnjë grusht shteti nuk është kështu. Grushti i shtetit është një çështje shumë serioze. Njerëzit të cilët kanë jetuar grushtet e shtetit menjëherë shkruan në rrjetet sociale: A është lojë e Erdoganit?

Më serioze ishte kur Erdogan u shfaq në kanalet televizive nëpërmjet t shërbimit të FaceTime dhe ftoi njerëzit që të dilnin në rrugë për të mbrojtur demokracinë. Kisha një bindje se njerëzit  nuk do të dilnin në rrugë nisur nga kujtesa kolektive që na ka mësuar sa të dhunshëm janë grushtet e shtetiit Megjithatë, brenda disa minutave rrugët ishin mbushur me makina plot me njerëz, të cilët thërrisnin “Allahu Akbar – Zoti është i madh”. Një spektakël absurd.

Natën e së shtunës vetëm Presidenti i Republikës nuk kishte frikë! Aeroplani u soll për një kohë të gjatë në ajër dhe më pas u ul në aeroportin Ataturk në Stamboll. Në mesin e mijëra njerëzve që e prisnin ishte dhe dhëndri i tij,  ministri ynë i Energjisë Berat Albayrak.

Me këtë panoramë është e qartë se në çfarë vendi do të zgjoheni në mëngjes. Në një vend ku qarkullojnë fotografi që tregojnë një nga ata që u ftuan të dalin në rrugë për të mbrojtur demokracinë, duke i prerë në fyt në një ushtari rë dorëzuar. Ishte mëngjesi i një vendi në të cilin nuk ka demokraci, por ka një Erdogan të  fuqizuar.

Frankfurter Allgemeine Zeitung

i-marturia-tis-tourkalas-suggrafews-gia-to-praksikopima.w_l_2016_07_19_1111_1468919594

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook