Lidhu me ne

Kryesore

11 transferime me kosto zero

Ka më pak se një muaj nga momenti kur u hap merkatoja e futbollit europian. Shumica e lojtarëve të mëdhenj, që kishin mbetur pa ekip këtë verë, e kanë siguruar tashmë një destinacion. Ne jemi munduar të përftojmë formacionin ideal me 11 transferimet që kanë nënshkruar me ekipe të mëdha, duke kaluar si lojtarë të lirë. Sistemi (moduli) i këtij formacioni është 4-4-2. Pavarësisht se janë larguar me kosto zero nga ish-klubet e tyre, këta lojtarë, sipas vlerës së tregut, arrijnë në kuotën e 122.5 milionë eurove.

valdesss

Portier

Victor Valdes (3,5 milionë): Portieri spanjoll ka kaluar një përvojë të hidhur, pasi ai u lëndua me Barcelonën dhe u largua nga ekipi katalanas. Nënshkrimi i tij me Monaco dhe Manchester United rezultoi i frustruar, sepse u aktivizua pak minuta. “Djajtë e Kuq” e huazuan te Standard Liege, me të cilin fitoi Kupën e Belgjikës. Valdes ka lëvizur sërish kësaj vere, duke iu bashkuar një tjetër spanjolli, Aitor Karanka, trajnerit te Middlesbrough.

daniii

Mbrojtës

Dani Alves (7.5 milionë euro): Kur çdo u duk më së miri me aktivizimin e tij në anën e djathtë të mbrojtjes së Barcelonës, sezonin e kaluar, braziliani vendosi të ndryshojë mjedis. Kësaj vere ai ka zgjedhur të kalojë te Juventusi, një skuadër që u ka dhënë gjithmonë mundësinë lojtarëve më veteranë, ndërsa ka qenë duke konkurruar për tituj kombëtar dhe ndërkombëtar.

joelll

Joel Matip (18 milionë): Mbrojtësi qendror ka pasur kontratë me Schalke 04 dhe Klopp e njihte shumë mirë në Bundesligë, kështu që nuk hezitoi për ta bërë përforcimin e parë të “Reds” për sezonin e ri në Angli. Kamerunasi është 24 vjeç dhe është 1.95 cm i gjatë. Sezonin e shkuar shënoi katër gola dhe dha pesë asiste, shifra të larta për një mbrojtës.

nikoloss
Nicolas N’Koulou (10 milionë euro): Qendërmbrojtësi kamerunas ka ofruar gjithmonë një nivel të lartë, gjatë pesë viteve që ka luajtur në Marsejë. Sezonin që shkoi ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke luajtur një total prej 41 ndeshjesh zyrtare, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Lyon e mori 26 vjeçarin për të zëvendësuar Samuel Umtiti, që u transferua te Barcelona.

gregg

Gregory Van der Wiel (7.5 milionë): Anësori i PSG la radhët e ekipit parizien dhe ka nisur një aventurë të re në Turqi, te Fenerbahçe. Futbollisti holandez, i dalë nga akademia e Ajax, nuk ka pasur mundësi të mjaftueshme për të luajtur në ekipin kampion të Francës, në të cilin luanin edhe Digne me Aurier në rolin e tij. Edhe pse kështu, ai arriti të shënojë dy gola dhe të japë 4 asiste në 17 ndeshje të luajtura në “Ligue 1”.

everrr

Mesfushorë Ever Banega (17 milionë): Argjentinasi ka qenë një nga shtyllat kryesore të Sevilla në mesfushë, me të cilin skuadra spanjolle marshoi drejt fitimit të “Europa League”. Ky sezon ka për ta parë atë më të fokusuar, larg nga ngjarjet ekstrasportive, që e kanë shoqëruar vitet e fundit. Inter i Milanos ka bërë një përforcim të rëndësishëm me të, patjetër.

diegooo

Diego Ribas (4.75 milionë euro): Mesfushori brazilian nuk shndriti në kthimin e tij tek Atletico, kështu që prej atje vendosi ta provojë fatin e tij te Fenerbahce. Midis kampionatit dhe kupës në Turqi, ai ka marrë pjesë në 35 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 6 asiste për shokët e tij. Në garat europiane nuk ka luajtur. Pas 10 vjetësh në Europë, ai kthehet në vendin e tij, për të luajtur për Flamengon.

soff

Sofiane Feghouli (15 milionë): Mesfushori i Valencias ka kërkuar destinacion të ri. West Ham United është ekipi i tij i ri, në të cilin gjen Dimitri Payet në anën e kundërt, të paktën tani për tani. Sezonin e shkuar nuk ka luajtur çdo gjë siç duhet, kryesisht për shkak të lëndimeve, por algjeriani ka vlera të konsiderueshme. Në moshën 26-vjeçare, ai e fillon karrierën në Premier Ligë.

hatemm

Hatem Ben Arfa (14 milionë): Lëndimet dhe polemikat e kanë penguar të jetë një yll. Megjithatë, në moshën 29-vjeçare, ai vazhdon të demonstrojë talentin e tij. Barcelona ishte i interesuar për të, por në fund ishte PSG-ja, që i ka ofruar kushtet më të mira lojtarit, pasi në Spanjë ishte i dënuar për të qenë zëvendësues. Ai hyri në listën paraprake të “Euro 2016”, por Deschamps e skarcoi më pas, duke mos qenë pjesë e 23 “gjelave”.

torress

Sulmues Fernando Torres (10 milionë euro): Edhe pse sezonin e kaluar luajti për Atletico Madrid, sulmuesi iberik ishte i huazuar nga Milani. Kësaj vere ka dalë lojtar i lirë dhe ka nënshkruar një vit me finalistët e Champions-it. “Cholo” Simeone beson tek ai, sepse sezonin e kaluar bëri një performancë të shkëlqyer. 12 gola dhe 5 asiste në të gjitha garat tregojnë se ai është një “markë”.

zlatann

Zlatan Ibrahimovic (15 milionë euro): Cilësia e gjigantit suedez nuk është për t’u zbuluar, por për t’u shfrytëzuar. Kjo ishte vera e vërtetë e volitshme për të kryer një transferim, që do të kishte qenë shumë i shtrenjtë, nëse suedezi nuk ishte lojtar i lirë. Tani, duke u kthyer nën drejtimin e Mourinhos, golashënuesi më i mirë në “Ligue 1”, me PSG-në, sezonin e fundit, dëshiron ta tregojë veten në “Old Trafford”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook