Lidhu me ne

Kryesore

Zheji gjobë biznesit, shantazhon me portalin e tij

ZhejiNjë akuzë e rëndë vjen për Artur Zhejin.

Citynews shkruan se ai i ka vënë gjobë një spitali privat.

Sipas këtij portal, ekziston madje edhe video e gjobës që ka vënë Zheji.

Më poshtë shkrimi i plotë i Citynews, që e quan thjesht “Tur Zh” Zhejin:

Një “i fortë” i ri ka dalë në Tiranë dhe iu ve gjoba bizneseve, deri edhe spitaleve private. Si të gjithë “të fortët” sojlinj, ai nuk e mbulon fytyrën me maskë, por iu shkon viktimave në shtëpi (zyrë) dhe iu thotë pa iu dridhur qerpiku shumën e gjobës që duhet t’ i paguajnë atij.

Të fortët sojlinj justifikohen për gjobat që kërkojnë duke thënë se kanë harxhe të mëdha për të mbajtur anëtarët e bandës. “I forti Tur Zh-ja”, njëlloj si ata justifikohet duke thënë se ka harxhe të mëdha për bandën e tij të quajtur “360 shkallë”.

“Kam 17 anëtarë të bandës sime për të mbajtur, i tha Tur Zh-ja administratorit të një spitali të njohur privat në Tiranë, prandaj nga ty dua 5 mijë euro në muaj, që mos të të sulmoj.”

Dhe kur spitali privat refuzoi ta paguajë gjobën, Tur Zh-ëja urdhëroi 17 banditët e tij që ta sulmojnë çdo ditë këtë spital privat, edhe që të venë mend të tjerët.

Çudia është se spitali ka një emër që lidhet me atë shtetin për të cilin Tur Zh-ja ka bërë para disa vitesh një shkrim, ku denonconte ekzistencën në Tiranë të një celule kundër atij shteti.

Banda “360 shkallët” e Tur Zh-ësë ka nisur të bëhet shqetësim për shumë biznese në Tiranë, për shkak të gjobave që iu ve ky person i papërgjegjshëm, i cili dikur e priste të atin te dera e shtëpisë botuese ku punonte, për t’ i kontrolluar xhepat dhe për t’ i marrë paratë e honorareve, që të shkonte të luante bixhoz.

Deri më tani Tur Zh-ja, megjithëse është bixhozxhi, maniak, nuk ka guxuar që t’ u verë gjoba vetëm kazinove, ku humb pjesën më të madhe të parave që fiton me mënyrat e tij, sepse e di që atje ka të bëjë me mjeshtra që e bëjnë të tur zh1rrokullistet në 360 shkallët e ferrit.

Nëse jeni kuriozë për të parë portretin e Tur Zh-së, duhet të kini parasysh se ai i ngjan shumë Eskobarit kur ky rrinte dhjetë ditë pa u rruar, për shkak se i duhej të fshihej nga drejtësia.

Tur Zh-ja duhet ta dijë se për gjobën që ka vënë ai ndaj spitalit privat, ekziston një videopërgjim që mund të shfaqet në çdo kohë. Duke qenë se sulmet e Tur Zh-ësë ndaj këtij spitali kanë nisur pasi ai iu bëri kërkesën ultimative për sponsorizim, këtu ka disa vepra penale të parashikuara shprehimisht nga Kodi Penal, që janë të mjaftueshme që Tur Zh-ëja të kalojë në burg aq vite sa kaloi si drejtor në dy qeveri.

Atje Tur Zh-ja do ta marrë vesh kuptimin e “360 shkallë” se kaq do t’ i duhet të ngjisë e të zbresë për të marrë pak ajër, të nevojshëm për mushkëritë e tij të rënduara nga duhani”./Tema

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix12 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix12 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike12 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix12 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix12 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix13 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix13 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix13 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet13 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook