Lidhu me ne

Kryesore

Inteligjenca britanike: Ja çfarë ka ndodhur realisht në Turqi natën e puçit

Ai është gati të hajë edhe eshtrat për të ruajtur pushtetin

Veç të tjerash, Nordhausen-i ndalet veçanërisht edhe në faktin se presidenti turk e cilësoi grushtin e shtetit që në çastet e para si një “mirësi e Zotit”, duke qenë se ajo i jepte tanimë mundësinë për të bërë pastrimet e nevojshme. Madje, fjalë për fjalë, gazetari gjerman shprehet me fjalët: “Fjalitë përçmuese dhe tallëse të këtij njeriu tregojnë se ai është i gatshëm pë r t’ua ngrënë deri edhe eshtrat njerëzve, vetëm si e si të ruajë pushtetin. Ekspertët shprehen se është e dyshimtë edhe që ai të ketë ndjekur një agjendë islame me partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim.” Shkruesi i këtij artikulli është takuar edhe me shkrimtarin Nicolas Cheviron, i cili është njëherazi edhe autori i një prej biografive për Erdoganin. Sipas fjalëve të Cheviron-it, edhe pse mund të duket sikur Islami luan një rol të madh për Erdoganin, qëllimi i tij i mirëfilltë nuk është islamizimi. “Për Erdoganin i rëndësishëm është pushteti. Gjithçka tjetër vjen pas tij,” – ka deklaruar ai.

Bëri gjithçka që i duhej për të arritur një pushtet absolut

Edhe Nordhausen-i vetë thotë se Erdogani ka ndjekur një plan të pandryshuar qysh nga ditët e Kasëmpashës në rrugën e tij drejt pushtetit, duke bërë çdo gjë që iu duk e dobishme për ta vënë në jetë këtë plan. Madje ai ka shtuar se ky ka qenë gjithmonë parimi i tij politik. Duke nënizuar se edhe reformat e ndë rmarra gjatë viteve të para kur erdhi në pushtet kanë qenë pjesë e kësaj taktike, gazetari gjerman shton se: “Erdogani ka qenë ai që e pati rrëzuar ligjin e dënimet me vdekje (me varje), të cilin tani po kërkon që ta kthejë edhe njëherë në fuqi. I dha edhe njëherë rëndësi të veçantë ligjit të mbrojtjes së nderit në rast ngacmimi; u ofroi kurdëve mundësi për të mësuar gjuhën nëpër qendra kursesh; hapi kisha për besimtarët e krishterë, si dhe theu njëfarësoj pushtetin absolut të forcave të armatosura në Turqi. Qe ai që i nisi bisedimet me Bashkimin Evropian, që arriti deri edhe hapat e Kinës përsa i përket rritjes ekonomike. Fitoi simpatinë e popullit duke shkuar nëpër fshatra gjatë dimrit për t’u shpërndarë qymyr familjeve në nevojë. Atyre me të ardhura të pakta u ofroi mundësi mjekimi, ndërsa familjeve të varfra u dha mundësinë e banimit në banesa sociale të shitura me kredi të përshtatshme. Ndërsa për ngjitjen e tij politike përdori “turqit ezmerë”.

S’ka gjë që nuk e bën për të mos e humbur pushtetin

Nordhausen-i e tërheq vëmendjen edhe te roli që luan familja e presidentit turk në pushtetin e siguruar prej tij, duke u ndalur edhe në jetëshkrimin e këtij njeriu që jeton një jetë luksose që do t’ia kishin pasur zili edhe sulltanët osmanë. Ai artikulon se e shoqja e tij, vëllai dhe fëmijët e tij kontrollojnë një vëllim prej 100 milionë eurosh përmes fondacionit “Turgev”, ku ia vlen të theksohet se e shoqja është grushti i hekurt që e mban familjen e tyre të lidhur. E vetmja pikë e dobët e saj është se ajo është shumë e dhënë pas luksit. Teksa dobësia e Erdoganit ë shtë se, nëse i ikën nga duart ky pushtet, ai do të dalë menjëherë përpara gjykatës. Ndaj edhe Cheviron-i i që ndron argumentit se kjo është arsyeja pse Erdogani nuk do që ta humbasë me çdo kusht pushtetin. Andaj edhe e pandeh botën si një vend të mbushur plotme komplotistë që punojnë veç kundë r tij, duke mbijetuar vetëm falë polarizimit të shoqërisë, siç bën çdo autokrat.

Zgjodhi kaosin për të përsëritur edhe njëherë zgjedhjet nga doli i humbur

Nordhausen-i duket sikur ka zgjedhur që të na e freskojë edhe njëherë kujtesë n, duke i përsëritur edhe njëherë ato që Erdogani ka bërë për të mos humbur pushtetin. Pasi rikujton se si i ndali bisedimet me PKK-në vetëm për hir të përsëritjes së zgjedhjeve, ai konstaton se “parimi i tij ishte përhapja e kaosit dhe luftës brenda vendit, për t’u shfaqur mandej si shpëtimtar i popullit.” Madje, jo vetë m kaq, por deshifron edhe të gjitha lëvizjet e presidentit turk për të dalë i larë nga akuzat që mund të ngrihen ndaj tij në të ardhmen. Sipas këtij lajmi, nga njëra anë Erdogani i cilëson dhe i damkos kundërshtarët e tij politikë si “gjakpirës”, “ateistë” dhe “terroristë”, kurse nga ana tjetër mund të arrijë gjer atje sa të fusë në burg edhe një “pastruese”, një “mis”, apo një shkrimtar, me akuzën se “ka fyer presidentin e Republikës”. Në fund, një hapësirë e veçantë në këtë lajm i jepet edhe paraqitjes së detajuar të një vargu aferash korruptive që e tregojnë atë, nga të lidhur me biznesmenin iranian, Zarrabin, deri te mashtrime si ai i mungesës së diplomës së universitetit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix6 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix6 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike6 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix6 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix6 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix7 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix7 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet7 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook