Lidhu me ne

Kritike

E ktheve Durrësin në mesjetë!

images

Deputeti Agron Duka përmes një letre të hapur drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, e akuzon këtë të fundit se e ka kthyer qytetin bregdetar në mesjetë. Duka rendit të gjitha problemet që sot po hasin jo vetëm qytetarët e Durrësit, por edhe pushuesit e shumtë, në këtë sezon turistik. “Turistët po blejnë pushimet me bela, mungon uji me ditë të tëra. Jemi kthyer në mesjetë duke blerë ujë me botë një herë në tre ditë 6 mijë lekë boti, ku me një përllogaritje të thjeshtë një familje për dhjetë ditë pushimi duhet t’i shtojë shpenzimeve të pushimeve verore një kosto ekstra prej 18000 lekë”, shkruan Duka.

Letra e deputetit Duka drejtuar Vangjush Dakos

Plazhi Durrësit një nga më të preferuarit, vijon të mbart në kurriz përditë dhe me shumë mjaf shqetësime duke i vënë në siklet të gjithë pushuesit nga të gjitha trevat e Shqipërisë, bizneset, operatorët turistik, turistët.

Të gjithë po kalojnë një periudhë agonie dhe kjo situatë, jo sepse nuk është i bukur plazhi i Durrësit, jo sepse atij i mungojnë hotelet, jo sepse i mungojnë shërbimet dhe mikëpritja tradicionale e banorëve por kjo gjendje ka ardhur nga papërgjegjshmëria e pushtetarëve.

Të gjithë jemi dëshmitarë për inaugurimin e ujëmbledhësit të Manskurisë i cili do të furnizonte me ujë të gjithë bregdetin, por ky investim prej miliona dollarësh me sa duket nuk është vënë akoma në funksion sepse kusuret e këtij populli nuk kanë të sosur.

Preferuan të fillonin punimet e rrugëve në muajin maj, pikërisht atëherë kur sezoni turistik filloi, duke krijuar kaos total në trafik, rrëmujë dhe pluhur që e thithin qytetarët. Tani punimet janë pezulluar, më arsyetimin që jemi në sezon turistik dukë i lënë ato të çara, me gunga, vende-vende sope të çuditshme për të rifilluar pas sezonit. Të gjitha këto vendime të Qeverisë Vendore që kalojnë në veprim nuk mund ta justifikojë as edhe një fëmijë 3 vjeç të cilit i shket këmba kudo që ecën përgjatë rrugës së plazhit Durrës.

Sikur të mos mjaftojë kjo, turistët po blejnë pushimet me belá, mungon uji me ditë të tëra. Jemi kthyer në mesjetë duke blerë ujë me botë një herë në tre ditë 6 mijë lekë boti, ku me një përllogaritje të thjeshtë një familje për dhjetë ditë pushimi duhet t’i shtojë shpenzimeve të pushimeve verore një kosto ekstra prej 18000 lekë.

Turistët janë bërë si zogjtë shtegëtare, ata po largohen nga plazhi i Durrësit dhe askush nuk po qan hallin që biznesi durrsak është drejt humbjes përditë e më shumë….  Me sa duket kësaj qeverie i intereson reklamimi negativ për turizmin shqiptar ku pasojat negative kanë filluar të ndihen ndjeshëm për çdo familje Durrsake që ka ngritur me mund e djersë një biznes

Në çdo ambient veç një pyetje bëjnë: A mban dikush përgjegjësi për këtë gjendje?

Unë si qytetar i Durrësit, si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë ia atashoj përgjegjësinë jo vetëm qeverisë qëndrore por mbi të gjitha fajtor për këtë kaos total dhe të qëllimshëm është Kryetari i Bashkisë së Durresit, Vangjush Dako.

I bëj thirrje opozitës shqiptare të reagojë dhe të ngrejë zërin në mbrojtje të interesave të qytetarëve

Qytetari sot po vuan, po rropatet. Ai shikon çdo gjë me indiferentizëm, sot ata po paguajnë mjaft shtrenjtë  pasojat negative të kësaj gjendje.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook