Lidhu me ne

Kryesore

Ministrat kot të Edi Ramës

edi-rama-qeveria

Pothuajse çdo kabinet qeveritar ka pasur poste apo ministra që vegjetonin, ose thjesht ishin emëruar në një pozicion dhe nuk mbahen mend për gjë. Kësaj nuk i ka shpëtuar as Qeveria Rama, megjithëse në kabinetin e tij ministrat që vegjetojnë nuk janë pak, por 5 të tillë.

Poste të cilat në krizën aktuale që kalon vendi, kur Qeveria nuk ka fuqi të indeksojë më shumë se 1.6 % pensionet, mund t’i kursesnin buxhetit të shtetit, minimalisht pagat e atyre që sot ulen në karriget e Qeverisë. Fare mirë kompetencat e këtyre ministrave mund t’i jepeshin dikastereve të tjera, apo edhe ministrave të tjerë, pasi në realitet kompetencat e tyre ato po i ushtrojnë.

Por le ti marrim me rradhë ministrat që hiq muajt e parë të qeverisë, në pjesën tjetër të 3 viteve të mandatit të parë, nuk dihet se çfarë bëjnë?

Bledi Çuçi mban postin e ministrit për Çështjet Vendore. Me përjashtim të disa tryezave ku u shfaq në debatin për reformën territorial, megjithëse e gjithë reforma u drejtua nga Komisioni i Posaçëm parlamentar, në pjesën tjetër të 3 viteve, qëndron në hije. Hera herës shfaqet në krah të Ramës, si për të treguar apo për të shtuar bindjen se është ai që e mban në post. Në parlament është quajtur si burri i ish-gruas së Edi Ramës, duke u aluduar se kjo është arsyeja sepse sot është Ministër.

Ermonela Felaj, mban detyrën e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Zëvendësoi në këtë detyrë Ilirjan Celibashin. Në një vend si Shqipëria ku dihet sesi rregullohen raportet mes institucioneve, posti i Felajt është i tepërt, për më shumë kur mendon se edhe në çështjen e fundit, atë të reformës në drejtësi, u shpërfill qoftë nga Kryeministri, qoftë nga Kryetari i Kuvendit.

Milena Harito, mban detyrën e ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike. Në Kuvend cilësohet si kushërira e Kryeministrit. Nuk mbahet mend hera e fundit që ka organizuar ndonjë konferencë, apo qoftë edhe kur ka folur në Kuvend mbi institucionin që mbulon.

Eglantina Gjermeni, mban postin e ministres së Zhvillimit Urban. Dikur kishte nën varësi edhe Turizmin, por kjo fushë tashmë menazhohet nga Ministria e Ekonomisë. Hera herës shfaqet në atë që quhet Rilindja Urbane, dhe që janë projekte që aplikohen nga bashkitë që drejtohen nga të zgjedhur të Partisë Socialiste. Në raste të tjera shfaqet duke folur për banesat sociale, të cilat sërisht menaxhohen nga pushteti vendor. Është nga ministret që pothuajse nuk i ka rënë në sy as opozitës në akuzat që bën vazhdimisht kundër Qeverisë.

Mirela Kumbaro mban postin e ministres së Kulturës. Mund të mbahet mend për kalatë dhe zonat pranë tyre që janë dhënë me konçension, ndërkohë që detyra e saj kryesore është mbrojtja e tyre. Kaq mjafton për të thënë se ka dështuar plotësisht në postin e saj.

Por pavarësisht qëndrimit në hije, hera herës duke i shpëtuar edhe akuzave së opozitës, e cila duket se nuk i ka fare në vëmendjen e saj, këta ministra në jo pak raste kanë qenë objekt akuzash nga vetë kolegët e tyre socialistë.

Ndoshta për këtë kategori, ka kuptim shprehet “qingji urtë, pi dy nëna”, ose “urtë e butë, e tigani plot”./citynews/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook