Lidhu me ne

Aktualitet

Hmm, Vlahutin jo edhe aq punën mirë

dokumenti-768x436_2016_08_01_16

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, një instrument i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit. Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit hapi një procedurë kundër saj, pasi Vlahutin nuk përmbushi detyrimin ligjor për të deklaruar në kohë, me saktësi dhe në mënyrë të plotë pasurinë e saj. Televizioni Klan disponon raportin e këtij Komisionit, ku thuhet se Vlahutin nuk deklaroi pagën neto dhe bruto, nuk tregoi adresat e sakta të pasurive të paluajshme dhe nuk tregoi emrin e kreditorit të një kredie të marrë për strehim, pas përfundimit të detyrës si Këshilltare e Presidentit të Kroacisë për Punët e Jashtme.

Zyrtarja Romana Vlahutini i ka sjellë Komisionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit informacionin për gjendjen pasurore për shkak të përfundimit të funksionit të saj si këshilltare e Presidentit të Kroacisë për Punët e Jashtme, që në librin e postës së hyrjes së Komisionit tregon datën 22 Tetor 2014. Në përputhje me nenin 23 të Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, komisioni ka kryer kontrollin administrativ të të dhënave të informacionit dhe ka vërtetuar se zyrtarja Romana Vlahutin nuk e ka plotësuar në mënyrë të plotë dhe të saktë formularin me të dhëna për gjendjen pasurore të zyrtarit, duke pasur parasysh këtu që nuk ka shkruar nr. e amzës dhe pagën mujore bruto. Në pjesën e të dhënave mbi pasurinë në pikën 1 për pasuritë e paluajtshme, zyrtarja nuk ka shkruar të dhënat për adresat e pasurive të paluajtshme, si dhe në pikën 6 nuk ka dhënë shumën neto dhe bruto të pagës vjetore, ndërsa në pikën 10 nuk ka shkruajtur detyrimin e zyrtarit për të shkruajtur të dhënat për huadhënësin (kreditorin) e kredisë për strehim.

Ligji e detyronte Ambasadoren Vlahutin që ta deklaronte pasurinë e saktë 15 ditë pasi të njihej me kërkesën. Komisioni e ka bërë kërkesën më 13 Shkurt 2015. Deri më 6 Nëntor nuk ka marrë përgjigje dhe ka hapur procedurat kundër Vlahutin. Më 13 Janar të vitit 2016, kur Vlahutin ushtronte detyrën e Ambasadores së BE –së në Tiranë, Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit, vendosi:

Mospërmbushja e detyrimit të zyrtares Romana Vlahutin, Këshilltare e Presidentit të Republikës së Kroacisë, Për Punët e Jashtme, nga Tetori 2012 deri më 30 Shtator 2014, që sipas kërkesës zyrtare të plotësojë në afatin e caktuar detyrimin që rrjedh nga nenet 8 dhe 9 të Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit (ZSSI),  që të përmbushë saktë dhe në mënyrë të plotë formularin mbi gjendjen e pasurisë së zyrtarit, pas përfundimit të funksionit të përshkruar më sipër, përbën shkelje të nenit 10 të Ligjit mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesit (ZSSI).

Më 7 Janar 2016 Vlahutin i dërgon një shkresë Komisionit, në të cilën thotë se për më shumë se një viti nuk jeton në Kroaci dhe nuk e ka marrë vendimin e Komisionit për hapje të procedurës. Ajo shpjegon se nuk ka të dhëna për pagën bruto mujore dhe vjetore që ka marrë në zyrën e Presidentit dhe në Ministrinë e Jashtme. Por Komisioni thotë se shkresat vërtetuan që ajo është njoftuar që në Shkurt 2015. Në vendimin e tij, Komisioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit nënvizon rëndësinë e deklarimit të pasurisë në kohë dhe me të dhëna të sakta për parandalimin e konfliktit të interesit dhe korrupsionin.

Komisioni nënvizon se paraqitja e informacionit për gjendjen pasurore të zyrtarit është një nga detyrimet themelore të përcaktuara në Ligjin mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesave dhe një instrument i rëndësishëm në parandalimin e konfliktit të interesave dhe parandalimin e korrupsionit. Pavarësisht shkeljes së ligjit, ndaj Ambasadores Romana Vlahutin nuk pati sanksione ligjore. Komisioni e vërtetoi shkeljen e ligjit nga ana e saj, por argumentoi se për shkak të procedurës, nuk ishte e mundur që të merreshin masa ligjore.

Në nenin 42 të Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit përcaktohen sanksione në lidhje me shkeljen e Ligjit. Por duke marrë parasysh se nga data e marrjes së vendimit kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga përfundimi i detyrës së zyrtares si Këshilltare e Presidentit të Kroacisë, për Punët e Jashtme, rezulton se në rastin konkret nuk është e mundur marrja e sanksioneve, megjithëse është vërtetuar shkelja e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe për shkak se, sipas të dhënave që ka marrë Komisioni nga kërkesa drejtuar Parlamentit kroat, zyrtarja nuk është më në funksion zyrtar dhe nuk ka pagesë apo shpërblime për kryerje të detyrës shtetërore. 

 

TvKlan

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix19 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix19 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix19 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix19 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix19 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix19 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix19 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix19 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar19 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook