Lidhu me ne

Kryesore

Formacioni më i shtrenjtë i historisë së futbollit

ddKur ka mbetur një muaj nga mbyllja e merkatos verore, Manchester United është shumë pranë goditjes së madhe, blerjes së Paul Pogba, që me shumë mundësi do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.  Spanjollja As, në pritje të zyrtarizimit të francezit te “Djajtë e Kuq”, ka publikuar 11-shen më të shtrenjtë, ku në cdo rol është vendosur futbollisti për të cilin është paguar më shumë para. Ky formacion në total ka kushtuar 736.5 milionë euro, ku cdo element është vlerësuar mesatarisht 67 milionë euro. Në portë është Gianluiggi Buffon, për të cilin Juventusi shpenzoi 53 milionë euro në arkat e Parmës. Me bardhezinjtë është aktivizuar në 15 sezone, dhe jo më kot konsiderohet një nga portierët më të mirë të historisë.

Në qendër të mbrojtjes vendoset David Luiz, i cili u ble nga PSG në 2014-en për 49.5 milionë euro, para që shkuan në arkat e Chelseat. Atëherë u konsiderua një blerje e cemndur, madje “transfermarkt” e vlerësonte vetëm 26 milionë euro.

Në krah të brazilianit po në qendër të mbrojtjes rreshtohet Rio Ferdinand. Në vitin 2002, Leeds United përfitoi 46 milionë euro nga Manchester United. Ish-mbrojtësi i konbëtares angleze fitoi 6 kampionate dhe një Champions League me “Djajtë e kuq”.

Mbrojtësi i djathtë në 11-shen më të shtrenjtë është Liliam Turam, të cilin Juventusi e bleu nga Parma në vitin 2001 për 41.5 milionë euro.

Në 2014 Luke Shaw u shndërrua në mbrojtësin e majtë më të shtrenjtë më histori, pasi për të riun anglez Manchester United shpenzoi 37.5 milionë euro për ta shkëputur nga Southampton.

Në mesfushë më të shtrenjtët janë Di Maria, De Bruyne dhe James Rodriguez. Në 2014-ën Manchester United pagoi 75 milionë euro për ta shkëputur mesfshorin argjentinas nga Reali i Madridit, ndërsa një vit më pas e shiti 63 milionë te PSG. Për Kevin De Bruyne Manchester City verën e kaluar derdhi 74 milionë në arkat e Wolfsburgut, ndërsa Realit të Madridit James Rodriguez i kushtoi plot 75 milionë euro, raporton Supersport.

Në krahun e majtë të sulmit në 11-shen më të shtrenjtë nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo, për të cilin Reali i Maridit shpenzoi 94 milionë euro në verë të 2009-ës, duke e shndërruar përkohësisht në futbollistin më të shtrenjtë në histori, sepse në 2013 -ën kjo shifër rekord u thye nga shuma zyrtare 101 milionë euro që po Reali i Madridit pagoi për Gareth Bale, për ta shkëputur uellsianin nga Totenhami. Bale rreshtohet në të djathtë të sulmit, ndërsa në qendër vendoset Gozalo Higuain që vetëm pak dytë më parë u bë zyrtarisht sulmues i Juventusit pasi kampionët e Italisë pranuar të shpenzonin 90 milionë euro për kartonin e tij.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook