Lidhu me ne

Kryesore

Ilir Meta ky dashnor i opozitarizmit

Ilir-Meta-sot-1-tetor_1_2016_08_04_2222_1470341795

Ilir Meta u shfaq edhe njëherë sot në media, për të kumtuar për shqiptarët e interesuar sesa konstruktiv është dhe sesa për zemër e ka stabilitetin. Në një dalje në “ABC NEWS”, Meta tha ndër të tjera se I kam thënë Ramës, t’i jap 2-3 vota dhe mund të bësh 71 për të mbajtur qeverinë. Njëlloj siç i kam thënë edhe para një viti që nëse nuk i pëlqen koalicioni me LSI-në mund të bënte koalicion me PD-në nëse dëshironte dhe LSI mund të rrinte në opozitë”.

Alamet oferte! E çuditshme sesi kryeministri, që shquhet për dëshirën për të qenë vetë zot e vetë shkop, e ka refuzuar. Nga ana tjetër, enigmatike se pse Ilir Meta vazhdon të rrijë në një qeveri ku një e dy, kërkon të ikë, apo t’i hapë rrugë qeverisë teknike.

Serioziteti i çështjes për të cilën po flitet, pra stabiliteti qeverisës, apo edhe ndryshimi i qeverisë, imponon që këtij karagjozllëku që Ilir Meta e shet për mençuri të madhe, apo për lojë të sofistikuar taktike, t’i jepet fund. Sepse po duket qartë se qeveria ku ai bën pjesë është një gjë e gjallë në pazarin ku janë sulur të gjithë për ndonjë copë.

Ky lloj komunikimi nxjerr në sipërfaqe edhe nivelin e vërtetë të atyre që drejtojnë, një nivel që nis e mbaron te fjalitë dëftore e te shakatë me të cilat qesh vetëm partia. Mbyllja e tij do ndihmonte që të merrte fund edhe karagjozllëku politik i kryeministrit që shtiret sikur asgjë s’ka ndodhur.

Dhe të mendosh që para pak ditësh i antitoksikuari i LSI-së, fliste për burg e burgosje, një fytyrë i vinte e një i ikte, ndërkohë që kreu i qeverisë e niste mëngjesin me gjimnastikë çame.

Me sa duket kënga e militantëve të LRI-së, një provë ulëritëse e injorancës ku është zhytur ky vend, i ka hedhur pak “livando” inatçiut Ilir që ka rinisur shfaqjen e “qetësorit dhe dashnorit”, të shantazhuesit që kërkon të fitojë kohë e që na provon të gjithëve se dhurata e 1 prillit 2013 është me faturë shumë të lartë. Dhe për këtë arsye, nëse kjo sjellje e këtij politikani mbijetues, që ka shqisa, por jo arsye, intuitë, por jo analizë, shërben për të poshtëruar sadopak kumbarët e atij pazari dhe përfituesit e tij, ja vlen për ca kohë.  Do gëlltitet me siguri, sepse poshtërimi është normë stërvitore në politikën e krahut të majtë, por në moshën e internetit ajo ofron mundësinë e përshfaqjes dhe të spektaklit që neutralizon ato përrallat për virtyte e shtetformim. I lë më pak oksigjen gënjeshtrës dhe kujdesit për imazh të mirë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore4 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook