Lidhu me ne

Kryesore

Probleme për aeroplanmbajtësen “Gerlad Ford”, kostoja e ndërtimit i kalon 13 miliardë dollarët

Mban emrin e presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara dhe për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 13 miliardë dollarë. Aeroplanmbajtësja “Gerald Ford”, që është dhe luftëanija më e re dhe më moderne e marinës amerikane megjithatë  nuk është gati pasi po përballet me probleme të mëdha teknike, zgjidhjet e të cilave do të vonojë integrimin e sa në  flotën e fuqishme amerikane.

Sipas projektimit fillestar, luftanija më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë  duhet të ishte gati 2 vjet më parë. Por, zyrtarët e Pentagonit thonë se “Gerald Ford” ndoshta nuk do t’i dorëzohet marinës amerikane as nëntorin e  ardhshëm, por gjatë vitit 2017. Arsyeja? Aeroplanmbajtësja e parë e ndërtuar pas 40 vitesh  përballet me probleme që lidhen me lëvizjen e sistemeve të armëve, kontrollin e trafikut ajror, sistemet e bordit të mbrojtjes dhe më e rëndësishmja me shërbimet për avionet luftarakë.

Me pak fjalë, “Gerald Ford” është e papërshtatshme, të paktën për momentin për uljen dhe ngritjen e avionëve luftarakë. Dhe për të zgjidhur këto probleme, thonë ekspertët, duhen  rimodeluar sistemet, një proces që  kërkon fonde të tjera të mëdha.

Në të njëjtën kohë senatori republikan John McCain, kandidati për president i SHBA në zgjedhjet e vitit 2008 dhe kryetar i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, është shprehur se “çdo vonesë e vërejtur është e papranueshme” dhe mund të ishte shmangur.

aeroplanmbajtesja_2016_08_06_2121_1470513331

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore16 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook