Lidhu me ne

Kryesore

Skandali/ Olimpistja shqiptare nuk parakalon në Rio se s’kishte kostum

luiza gega

Nëse një ditë më parë ishte peshëngritësi Briken Calja që shpërtheu me akuza në adresë të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani dhe se do ta denonconte për shpifje dhe abuzime me fondet sipas tij, një tjetër precedent nga Fshati Olimpik i Rios u servir nga kuqezinjtë.

Por, kësaj here në kufijtë e një skandali. Edhe pse peshëngritësja Evagjeli Veli pati fatin e mirë të siguronte pjesëmarrjen në një Olimpiadë (historike për karrierën e saj sportive), pikërisht atëherë kur nuk duhej e ndjek fati i keq. Nuk do të ketë mundësi të parakalojë në ceremoninë e hapjes përkrah Luiza Gegës, Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Sidni Hoxha dhe Briken Caljes.

Evangjeli Veli

Arsyeja? Banale. Jo për faj të saj nuk arriti të pajiset në kohë me kostumin zyrtar të ceremonisë. Skandali është denoncuar dje në linjë telefonike për gazetën “Panorama Sport”, vetëm pak orë para hapjes nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

“Peshëngritësja Veli nuk do të jetë pjesë e delegacionit në ceremoninë e hapjes, pasi nuk ka mundur të pajiset në kohë me kostumin zyrtar, kjo një detyrë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Me të ardhur ftesa nga Federata Botërore, kam mundësuar ardhjen e sportistes në kohë rekord në Tiranë nga Greqia. I plotësuam të gjitha procedurat dhe tashmë kishte mbetur vetëm kostumi zyrtar.

Me keqardhje e them që kjo nuk u mundësua kur duhej, për të qenë në ceremoninë e hapjes. Kush është përgjegjësi i kësaj? Ajo dihet. Përgjegjësi totale e Komitetit Olimpik”, u shpreh i indinjuar për incidentin e radhës, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore12 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook