Lidhu me ne

Kryesore

Tensione në Ballkan/Zagrebi i shqetësuar për stërvitjen serbo-ruse “Vëllazëria sllave 2016”

Marrëdhnëiet serbo-kroate janë acaruar shumë së fundmi, aq sa nuk po mungojnë as terma që kujtojnë luftën. Përveç çështjes “Stepinac”, që është de facto revizionim i të shkuarës naziste të Kroacisë, së fundmi disa deklarata të Presidentes kroate, Kitaroviç, sipas së cilës operacioni “Stuhia” në vitin 1995, ishte etikisht i pastër dhe i shkëlqyer, kanë provokuar edhe më shumë gjakrat. Operacioni që solli krijimin e shtetit kroat dhe shkëputjen e tij nga Jugosllavia, apo ajo që kishte mbetur prej saj, sipas serbëve u shoqërua me vdekjen e 2000 serbëve dhe largimin e 200 mijë të tjerëve nga rajoni i Kninit. Këto qasje janë pritur keq në Serbi, një vend që është mësuar shpesh të autopromovohet si i vetmi që është në anën e drejtë të historisë. Beogradi zyrtar e ka shumë të vështirë të pranojë përgjegjësitë e veta, ndërkohë që deri në fund ka luajtur kartën e trashëgimtarit të ish-Jugosllavisë dhe kjo është e qartë edhe në rastin e Kosovës.

Por ngjarjet po ecin shpejt dhe duket se po e kushtëzojnë shumë ekuilbrin e brendshëm serb, që lëkundet mes Perëndimit dhe Rusisë. Dhe reagimi ndaj palës kroate nuk ka munguar. Në shtator parashikohen stërvitje të përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë, njëra prej të cilave e quajtur “Vëllazëria sllave”, do të zhvillohet 30 km nga kufiri kroat dhe do të përfshijë edhe desabtë ajrorë. Gazeta kroate “Jutarnji List” citon një burim diplomatik, sipas të cilit ndikimi rus në Serbi po rritet shumë,  edhe për faktin se Beogradi zyrtar ka dëshirë të bëhet pjesë e BE-së, por jo e NATO-s(http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=08&dd=05&nav_id=98826). Sipas këtij burimi ky bashkëpunim, pra ruso-serb, në fushën ushtarake do të trajtohet në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE, ndaj duhet të mbahet parasysh se ai kushtëzon shumë ambicien e Beogradit për t’iu bashkuar familjes europiane. Një shenjë e qartë e asaj që është kufizim sovranitet. Stërvitja e dytë do të zhvoillohet në muajin tetor në Nish dhe do të ketë objektiva mborjtjen ajrore.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore8 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook