Lidhu me ne

Kryesore

Sheshi Skenderbej do kthehet në parkim dhe qendër tregtare nëntokësore

Papritmas, Kryeministri Rama bëri sot publik lajmin se ai ka vendosur që nën sheshin e rindërtuar Skënderbej të ndërtohet një parkim për automjete.

Njoftimin Kryeministri e bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, fjalia e parë e të cilit është “Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej :)” (ikona e buzëqeshjes në origjinal).

Njoftimi shoqërohet nga disa foto render (stimulime me kompjuter që nuk kanë vlerë teknike) të parkingut të ri. Fotot render si zakonisht janë thellësisht manipuluese, por në këtë rast manipulimi është ekzagjeruar pasi për të “zbutur” pamjen e betonit masiv në render janë shtuar si me magji pemë të larta shumë-vjeçare të mbjella në tabanin prej betoni nën dhé të parkimit.

Sidoqoftë, fotot render lënë të nënkuptohen tre gjëra:

  • Parkimi do të ketë përmasa të mëdha;
  • Parkimi do të ketë dalje ajrore dhe funksionale mbi shesh, pra do të zërë një pjesë të hapësirës aktuale të sheshit
  • Parkimi do të ketë hapësirë tregtare me kioska e ndoshta dyqane.

13903383_10153911072591523_9195207615255429806_n13886944_10153911070896523_5004067984608142531_n13882335_10153911075351523_6957224710937720410_n

Edhe pse, sikurse bën me dije Kryeministri, ndërtimi do të fillojë së shpejti, ai dhe askush tjetër nuk ka dhënë asnjë informacion apo detaj minimal mbi projektin.

Nuk dihet nga doli ideja e projektit pasi ai nuk është përfshirë në asnjë projekt të mëparshëm as të Sheshit Skënderbej dhe as të qendrës së Tiranës, madje ai nuk është pjesë as e masterplanit të Tiranës, të cilin bashkia po bën sikur po e diskuton në publik pa respektuar asnjë procedurë të parashikuar për dëgjesat publike.

Madje projekti, bie ndesh me projektin e Sheshit Skënderbej që Bashkia Tiranë paraqiti publikisht para disa muajsh ku nuk parashikohej asnjë parkim dhe aq më tepër dalje ajrore e parkimit në shesh, siç duket nga renderi i mëposhtëm.

skenderbe 4

Nuk dihet kush, si dhe me çfarë procedure e projektoi projektin, që duket se është bërë në fshehtësi, duke shkelur çdo procedurë ligjore; nuk dihet kur dhe si është miratuar projekti.

Nuk dihet a është diskutuar me ekspertët dhe me publikun, që me gjasa nuk ka ndodhur.

Nuk dihet projekti teknik i sheshit, shtrirja, thellësia, kapaciteti; nuk dihet çfarë do përmbajë veç vendeve të parkimit; nuk dihet kostoja e tij; nuk dihet si do ndërtohet dhe si do operohet.

Ne vetëm mund të marrim me mend se projekti është projektuar nga ndonjë prej studiove të zakonshme që përfiton tenderat e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë dhe do të ndërtohet apo administrohet me koncesion, nga ndonjë nga firmat e zakonshme që përfiton koncesione dhe kontrata publike nga qeveria apo bashkia Tiranë.

Sidoqoftë, ndërtimi i parkingut nën Sheshin Skënderbej, ngre një sërë pikëpyetjesh thelbësore:

  • Një nga arsyet kryesore të bllokimit dhe kthimit të sheshit në zonë për këmbësorët që kishte propaganduar qeveria ishte çkurajimi i përdorimt të makinave. Ngritja e këtij parkimi nëntokësor do të thotë që qeveria nuk e ka këtë qëllim pasi parkimin nën Sheshin Skënderbej do t’i bëjë që edhe ata që vizitojnë sheshin mund të vinë me makinë deri aty dhe të parkojnë. A nuk bie ndesh me gjithë logjikën e mbylljes së qendrës së Tiranës ky projekt?
  • Nëse qeveria do harxhojë miliona euro për një parkim nën shesh që nuk do të çkurajojë përdorimin e makinave, pse nuk ndërton më mirë një nënkalim nëntokësor në shesh që nuk e ndërpret trafikun? Një zgjidhje e tillë kushton më pak dhe shmangë problemet e trafikut dhe kostot e mëdha që do krijohen, të cilat projekti i sheshit të rindërtuar nuk i ka trajtuar e nuk u ka dhënë zgjidhje.
  • Pse qeveria nuk i investon paratë e ndërtimit të parkimit nëntokësor për përmirësimin rrënjësor të transportit urban që do të ulë vërtet trafikun e makinave dhe ndotjen prej tij dhe do të nxisë me të vërtetë mjetet alternative të transportit?
  • Cila është logjika ekonomike, teknike dhe urbane e kthimit të të gjithë qendrës së Tiranës në një parkim të madh nëntokësor: në Sheshin Skënderbej, Parkun Rinia dhe Sheshin Italia para stadiumit të ri dhe në pjesën pas stadiumit të ri?
  • Si mund të kthehet e gjithë qendra e Tiranës në parkime nëntokësore të cilat me hyrjet dhe daljet e tyre do të shkatërrojnë çdo element estetik të pjesës të saj duke e shndërruar atë si në një zonë industriale apo periferike urbane?

Trajtimi i qyetarëve në mënyrë përçmuese si ajo e njoftimit të tyre me një mesazh banal dhe tallës në Facebook për një projekt që ka ndikim të madh në të gjithë qytetin është formë e pastër e autokracisë dhe abuzimit të pushtetit. Hartimi i këtij projekti është bërë në dhunim të hapur të ligjit dhe në shkelje të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve.

Ky projekt është një tjetër shembull që tregon se qeverisja në Shqipëri është shndërruar në një autokraci kryeministrore në shërbim të një grupi klientësh dhe në dhunim të ligjeve, të drejtave dhe interesit të publikut./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore18 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook