Lidhu me ne

Aktualitet

Le të shkatërrohet basorelievi te kryeministria!

Në një reagim për prishjen e fasadës së stadiumit Qemal Stafa, studiuesi Moikom Zeqo e quan të gabuar shkatërrimin e basorelieveve. Komenti i kryeministrit se ato “e përmbushën misionin e shëmtimit”, sipas studiuesit është një nonsens historik dhe estetik. “Le të shkatërrohen edhe ato që ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve bashkë me fasadën e Kryeministrisë” është sfida që i bëhet natyrshëm Edi Ramës, pas asaj që ka shkruar në Facebook.

“Praktika e tillë që bëhet çmontimi dhe në bazë të numrave rimontohen fragmentet e një fasade, është praktikë e njohur në restaurim. Kështu që mendoj se është e përdorshme edhe në Shqipëri një praktikë e tillë. Fjala vjen, një praktikë e tillë është përdorur në Egjipt për monumente me vlera më të mëdha se stadiumi, kur do bëhej një digë e Nilit.

A duhej ruajtur stadiumi siç ishte? Asnjë lloj arsyetimi nuk e justifikon faktin e zhdukjes së stadiumit të dikurshëm për të ngritur një të ri. Por, kjo është tashmë një fazë e vendosur, e pariparueshme dhe e panegociueshme. Do të ishte shumë herë më mirë që stadiumi i ri të ndërtohej në periferi dhe kjo do ishte zgjidhje e mrekullueshme urbanistike. Ky është gabim historik që lidhet me urbanistikën moderne të Tiranës. Tashmë nuk ka fuqi askush të ndryshojë gjë dhe duhet ta pranojmë faktin e ngritjes, faktin e ndërtimit të stadiumit të ri mbi të vjetrin. Pyesni për basorelievet – mirë do të ishte të ruheshin dhe të viheshin tek i riu. Nuk e kuptoj pse nuk do vihen edhe ata. Sa i takon deklaratës, po ju them se ato nuk janë të shëmtuara dhe pasqyrojnë një kohë të caktuar dhe pikërisht për këtë (se pasqyrojnë atë kohë) ia vlen të ruhen. Po të ishte për të shkatërruar veprat e realizmit socialist, le të shkatërrohen edhe ato që ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve bashkë me fasadën e Kryeministrisë. Ky mendim është një nonsens historik dhe estetik. Nëse do ruhet një pjesë e murit, do të kish kuptim edhe ruajtja e basorelieve” ka thënë studiuesi për Gazetën Shqiptare.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook