Lidhu me ne

Aktualitet

Pikat kryesore të intervistës në ABC News

basha-para-mikrofoneve-701x467

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha i intervistua së fundmi nga Mimoza Koçiu e ABC News. Më poshtë janë pohimet kryesore që Zoti Basha bëri gjatë diskutimit me gazetaren Koçiu.

Për marrëdhënien me Ilir Metën:

  • [Ilir Meta] bëri një rol parimor, i bëri një shërbim vendit duke insistuar për konsensusin. Kështu u arrit konsensusi i 140 votave por Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qwndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur.
  • [Por] Ilir Meta ka qënë dhe është gjymtyrë e qeverisjes së Edi Ramës. Taksat nuk do të rriteshin dot pa votat e Ilir Metës. Koncensionet korruptive me të cilat miliona euro që duhet të shkonin për pensionistët, për familjet në nevojë, për ujin e pijshëm, për rrugë, për shkolla, për spitale, për të hapur vende pune me paga dinjitoze, për të lehtësuar gjendjen e ekonomisë që është kapur prej fyti për shkak të këtyre taksave, këto koncensione janë bërë nën qeverisjen e përbashkët të Edi Ramës me Ilir Metën. Shqipëria është mbushur me kanabis nga jugu në veri, nga lindja në perëndim në qeverisjen e përbashkët me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Prandaj edhe opozita ime, opozita e Partisë Demokratike, opozita e bashkuar e që po zgjerohet dita ditës, Ilir Metën dhe Edi Ramën i ka përballë dhe do ti ketë përballë kur vjen puna tek keqqeverisja e vendit.
  • Vlerësimi im për Metën është një vlerësim objektiv, për këtë pjesë dhe rol që ka luajtur. Por nuk mund të mos përshendes rolin e tij për arritjen e konsensusit për një reformë madhore.

Për qeverinë teknike:

  • Qeveria teknike është një kusht i shpallur nga unë, nga opozita në protestën e 8 Dhjetorit. Ky është një kusht i patejkalueshëm. Unë, Partia Demokratike dhe opozita jemi të bashkuar për të realizuar këtë kusht.
  • Kur flasim për qeveri teknike, flasim për një qeveri që disa e quajnë qeveri teknike, qeveri të unitetit apo qeveri të ekspertëve, flasim për një qeveri e cila në kushtet e mosqeverisjes së vendit, sepse vendi nuk po qeveriset më, vendi ka një pushtet të korruptuar dhe të inkriminuar por nuk ka shtet më; shteti është dorëzuar para bandave, para drogës, është dorëzuar para keqqeverisjes, para oligarkëve që po plaçkisin ditë për ditë pasuritë e shqiptarëve dhe e gjitha kjo po bëhet me bekimin dhe nën vëzhgimin e Edi Ramës.
  • Qeveria teknike, po përdor këtë term, ka 3 detyra kryesore: [zbatimi] i Ligjit të Dekriminalizimit, përfundimi i akteve ligjore dhe nisja e zbatimit të Reformës në Drejtësi, Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme. Këto janë 3 detyrat që ka qeverisja teknike.
  • Nuk mbetet asnjë mundësi tjetër që qeveria e drogës, e kanabisit, e oligarkisë, e koncensioneve, e aferave të mëdha me të cilat janë vjedhur qindra milionë euro për t’i rikthyer si mjete shantazhi e blerje votash në zgjedhjet e përgjithshme, nuk ka asnjë mjet tjetër për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme përveç qeverisë teknike.

Për rolin e Kryetarit të mëparshëm Berisha:

  • Zoti Berisha ka një rol si deputet i Partisë Demokratike dhe ka një rol si lideri historik i Partisë Demokratike me të cilin sigurisht, edhe unë si kryetar dhe anëtarë të tjerë të grupit parlamentar këshillohemi dhe përfitojmë nga përvoja e tij.
  • Vendimarrja në Partinë Demokratike i takon me të gjitha atributet dhe përgjegjësitë, kryetarit të saj. Pjesa tjetër është në rrafshin e spekulimit mediatik apo spekulimit të kundërshtarëve tanë politikë.
  • Demokratët e kanë vendosur këtë që prej 3 vitesh e disa javësh. Sepse Sali Berisha vendosi me vullnetin e tij të largohej nga drejtimi i PD-së njëherë e përgjithmonë dhe demokratët zgjodhën kryetarin e tyre i cili ju ka prirë dhe do ti prijë çdo beteje deri në arritjen e objektivave tona.

Për ndryshimin e sistemit zgjedhor:

  • Përtej zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që është prioriteti numër një, jam i vendosur të bëj gjithçka dhe kjo sigurisht do të kërkojë konsensus politik me partitë politike, për ti dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues ku të ndihen të përfaqësuar nga deputetët që do të shkojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe ku deputetët të ndihen llogaridhënës dhe përgjegjës para qytetarëve të cilëve u kanë marrë votën.
  • [S]i do ta arrijmë, kjo natyrisht mbetet jo thjesht pjese e diskutimit të eskpertëve për të parë sistemet më të përshtatshme por edhe pjesë e një vullneti politik që sot qartësisht mungon.
  • Sot vullneti politik mungon. Vullneti politik sot është që në parlamentin e ardhshëm, nga ana tjetër e kam fjalën, të shkojnë sa më shumë persona me rekorde kriminale, me xhepat e mbushura me paratë që u kanë grabitur qytetarëve në këto 3 vite, në mënyrë që ti përdorur për tu katapultuar apo për të ruajtur pozicionet e tyre të pushtetit dhe për të vazhduar avazin e tyre edhe në maxhorancën e ardhshme. Dhe kësaj ne do ti ndërvihemi me çdo mjet dhe me çdo çmim./Përgatitur nga Exit.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook