Lidhu me ne

Aktualitet

Kisha aq dhimbje sa nuk mbaja dot veten

1815653dac254ee6f4eea17cafd0a707

Atletja shqiptare e ka mbyllur garën e saj të 1500 m me pengesa në vend të 32-të, pasi kavilja e dëmtuar nuk e lejoi të realizonte një garë më të mirë. Lojërat e para olimpike për rekordmenen shqiptare, u mbyllën këtu. Ajo ka shkruar një mesazh për të gjithë ndjekësit menjëherë pas përfundimit të garës, me përulësinë dhe modestinë që e karakterizon.

“E di qe ndoshta shume prej jush jane zhgenjyer, por me besoni kisha dhimbje shume te madhe kur kaloja pengesat sidomos ate te ujit, saqe nuk mbaja dot veten time me kemben e vrare dhe fillova te bija me te dyja kembet, thjesht luftova vetem per mos te lene garen sepse se kam lene kurre gjer me sot dhe sido qe te jem s’ka per te ndodh kurre. Gjithsesi njerezit qe e kuptojne sportin e dine se per cfare flas. Per fat te keq duhet ti mbyll ketu garat per kete vit apo duhet ti jap kohe kembes te rikuperohet, sigurisht per tu kthyer me objektiva tjera. Jam e rrethuar nga njerez qe me mbeshtesin shume dhe kjo me ben shume te lumtur. Ndoshta kete vit e mbylla vetem si Nen Kampione Europe, por aktivitete te tjera me presin. Shume Faleminderit te gjitheve”, shkruan ajo.

Problemet me kaviljen ishin të njohura për Gegën dhe stafin e saj, megjithatë u shpresua që ajo do mund të kishte një garë të sajën në Rio, të cilën e pati dhe pse pa rezultatin e dëshiruar.

Një ditë më parë, Luiza shkruante për këtë gjendje jo të përkryer fizike, por dhe ishte e vendosur për ta çuar garën deri në fund. “Gati per neser. Dhe pse ndoshta jo ne 100% te formes time pasi demtimi ne tendine mbas Kampionatit Europian me ka lene pak mbrapa me stervitjen speciale te pengesave perseri do jap maksimumin tim. Jane Lojerat e para Olimpike per mua dhe dua t’i shijoj ne maksimum.Gjithsesi sporti per mua nuk mbyllet ketu, lojerat e ardhshme vijne me shpejt se c’i mendojme dhe une do te vij me synime shume me te medha. Ndihem shume me fat qe kam nje mbeshtetje shume te madhe nga njerezit ku urime pa fund akoma vazhdojne te me vijne. Faleminderit”, shkruante ajo.

Mbështetja e ndjekësve shqiptarë ka vijuar edhe pas përfundimit të garës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook