Lidhu me ne

Aktualitet

Lëvizje masive e ish-muxhahedinëve iranianë nga Iraku në Shqipëri

mojahedine-570x381

Në një komunikim administrativ të datës 13 gusht të drejtuesve të Kampit Liri (Liberty Camp) në Bagdad, bëhet e ditur se gjatë dy javë të fundit u realizua një lëvizje masive e ish-muxhahedinëve iranianë nga Bagdadi në Shqipëri.

Lëvizja është pjesë e vendosjes së përhershme në Shqipëri të më shumë se 2 600 muxhahedinëve iranianë, pjesë e një marrëveshje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare.

Për arsye sigurie komunikata nuk jep detaje të numrit “masiv” të muxhahedinëve të transferuar, por nisur nga vlerësime të burimeve të ndryshme që monitorojnë lëvizjen, mendohet se mund të jenë transferuar mbi 200.

Nga ana logjistike lëvizja po realizohet nga organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR.

Shqetësimi kryesor gjatë transferimit ka qenë mos lejimi nga forcat qeveritare të sigurisë irakiane që muxhahedinët të marrin me vetë pasuri personale me përjashtim të rrobave të trupit. Frocat irakene nuk u kanë lejaur atyre të marrin as sendet të lehta personale, të tilla si laptopë, vegla muzikore apo aparatë fotografike, të cilat u janë sekuestruar në portën dalëse të kampit.

Qeveria amerikane në bashkëpunim me UNHCR-në kanë përshpejtuar javët e fundit transferimin e muxhahedinëve nga Bagdadi në Tiranë, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre.

Tashmë transferimi i plotë i mbi 2 600 muxhahedinëve në Tiranë do të përfundojë para fundit të vitit, sic ishte parashikuar më herët. Disa sulme apo kërcënime për sulme ndaj kampit ku mbahen muxhahedinët, kanë rritur shqetësimin për sigurinë e jetës së tyre, të cilët ruhen nga forca amerikane të siguris.

Transferimi i muxhahedinëve u bë i domosdoshëm për të mbyllur Kampin Liberty në Bagdad, kampi kryesor ushtarak amerikan në Irak, si pjesë e tërheqjes së plotë të ushtrisë amerikane nga Iraku, që ishte një premtim i rëndësishëm i presidencës Obama./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook