Lidhu me ne

Temporal

Texas 1800 – Tiranë 2016

Mirela Milori

Kronika e vjedhjes së një banke në zemër të Tiranës, ka qenë lajm i parë thuajse gjithë javën. Nuk më ka mbetur në mendje pse u vodh një bankë në  Tiranë ( lajm i vjetër sa krijimi i institucionit të bankave),  as shuma e  200 milionë lekëve të vjetra të vjedhura (janë vjedhur shuma më marramendëse tek ne në ditë me diell), por çdo ditë që jepja lajmet për bankën, çdo ditë shtohej një element që e bënte edhe me grotesk atë që kishte ndodhur.

Në fillim na thanë u hap kasaforta në mesnatën e së premtes duke u gdhirë e shtuna, dhe sistemi i alarmit ra diku nga mëngjesi i së shtunës(d.m.th. reklamat për sistemet e sigurisë ku mjafton të thyhet një xham  dhe operatori nga salla qendrore  përgjigjet menjëherë, nuk pijnë ujë në Shqipëri, ndonëse kostot e pasjes së një sistemi të tillë alarmi janë modeste në perëndim).

Më pas na thanë që nuk kishte fare kasafortë por që kishte një kat përdhes ku mbaheshin paratë.??!! Grabitësit kishin punuar gjatë fundjavës për çarjen e murit të këtij kati të nëndheshëm, dhe kur sistemi i alarmit kishte rënë, personeli i sigurisë së bankës ishte mjaftuar vetëm duke parë derën e mbyllur që dukej e paprekur!

Më pas hetuesit thanë se kanë identifikuar hajdutët pasi ata kishin lënë shenja të dukshme( bidonë uji, thërrime buke etj..) Pra vjedhja ka nisur që të premten në darkë, është punuar për t’u çarë muri të shtunën e të dielën dhe përgjatë këtyre ditëve  grabitësit kanë marrë bukën me vehte, kanë patur kohe edhe të punojnë e të pushojnë, të hanë,  të pinë, mbase të marrin edhe ndonjë kafe nga lokalet 24 orëshe aty pranë , dhe mbasi kanë paketuar paratë,  të hënën duke u gdhirë të qetë janë larguar nga një dritare e vogël e llagëmit të nëndheshëm ku mbaheshin paratë(natyrisht e pasiguruar siç duhej…!)

Në fakt  kjo është një kronikë e denjë për gazetën Daily News të  Texasit të viteve 1850, pasi nuk ka asgjë që të na kujtojë sistemet e sofistikuara të sigurisë për një bankë të vitit 2016, reagimin në nivel profesional të atyre që merren me sigurinë etj., etj…

Por humori i zi mbaron këtu! Sepse aseti që ruhet në këtë mënyrë mesjetare, janë PARATË TONA! Këtu mbaron grotesku dhe supozohet të nisë serioziteti…!

Megjithatë është gusht, shumica janë me pushime, dhe bankat që vidhen në Tiranë, Vlorë apo gjetkë, nuk përbejnë më lajm….!

Vjeshta mund të sjellë lajme, nga Vettingu, politika, kush u pajtua e kush u zemërthye me kë… por këto lajme asfare nuk do të përmirësojnë apo sigurojnë përditshmërinë tonë…!

“Mapo”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook