Lidhu me ne

Aktualitet

Vdekja e emigrantit, e filmuar

Vdekja misterioze e 29-vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një komsiariat të policisë në kryeyqtetin grek Athinë do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës, ku të afërmit e të ndjerit kanë bërë kallëzimin penal.

Në bazë të këtij kallëzimi, prokuroria urdhëroi edhe kryerjen e ekspertizës mjekoligjore të trupit të viktimës. Mjekët ligjorë këqyrën ditën e djelë trupin e të ndjerit dhe burime konfidencialë kanë pohuar për Top Channel se, krahas dëmtimeve të tjera, që pritet të përcaktohen nëse janë shkaktuar nga rënia nga lartësia apo nga mjete të tjera, kanë konstatuar edhe disa shenja të ngjashme me ato të fikjes së cigareve në trup.

Duke qenë se 29-vjeçari ka humbur jetën më datë 3 gusht dhe këqyrja e trupit është bërë më datë 14 gusht, pra 11 ditë pas vdekjes, këto shenja pritet të konfirmohen në ditët në vazhdim se nga çfarë janë shkaktuar.

Ndërkohë, ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi, i kontaktuar nga Top Channel, ka bërë të ditur se menjëherë pala shqiptare është vënë në kontakte me policinë greke për të marrë më shumë informacione lidhur me atë çfarë i ka ndodhur 29-vjeçarit shqiptar. Dervishi ka deklaruar se e gjithë skena është filmuar nga një kamera sigurise që ndodhet në dhomën ku ka ndodhur ngjarja, pamjet e të cilës ata ia kanë kërkuar autoriteteve greke, por që u është thënë se do t’u vihen në dispozicion në një moment tjetër, pasi ngjarja është ende në hetim.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili i ka dërguar një letër homologut grek duke i kërkuar të hetojë këtë rast.

 

“Top-Channel”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix14 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix14 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike14 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix14 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix14 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix14 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix14 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet14 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook