Lidhu me ne

Kryesore

Përse amerikanët e quajnë futbollin “soccer”

Përse amerikanët e quajnë futbollin “soccer”

Teksa emertimi i sportit më popullor në botë “soccer” shihet si një simbol i injorancës amerikane, arsyeja pse nuk e quajnë “futboll” si pjesa tjetër e botës është në fakt faji i Britanisë. Fjala “soccer” është një shpikje britanike të cilën populli britanik ndaloi së përdoruri vetëm rreth 30 vite më parë, sipas një shkrimi të ri të profesorit të Michigan Stefan Szymanski.

Fjala “soccer” vjen nga përdorimi i termit “association football” (shoqata e futbollit) në Britani dhe është 200 vjet e vjetër. Në fillim të viteve 1800, një grup universitetesh britanike morën “futbollin” – një lojë mesjetare – dhe filluan ta quanin në versionin e tyre, e gjithë kjo nën disa rregulla të tjera. Për të krijuar një standard të ri nëpër të gjithë vendin, këto lojëra u kategorizuan nën disa organizime të ndryshme me emra të ndryshëm.

Një variant i lojës luhej me dorë, ai u quajt “rugby football” (futboll regbi). Një tjetër variant u bë i njohur si “association football” pasi Federata e Futbollit u formua për të promovuar lojën në vitin 1863, 15 vite më vonë rregullorja u shkrua në Cambridge. “Rugby Football” u kthye në “rugger” për shkurt. “Association football” u bë “soccer”.

Pasi këto dy sporte u përhapën edhe matanë Atlantikut, amerikanët shpikën variantin e tyre të lojës të cilin e quajtën thjesht “football” në fillim të viteve 1990. “Association Football” u bë “soccer” në Amerikë, dhe ajo që quhej “gridiron” (fushë futbolli amerikan) në Britani u quajt thjesht “football” në Amerikë. Gjëja interesante këtu është se britanikët vazhduan ta quanin futbollin “soccer” rregullisht për një pjesë të madhe të shekullit të 20-të. midis 1960 dhe 1980, “soccer” dhe “futboll” ishin pothuajse të këmbyeshëm në Britani, zbulon Szymanski.

Më pas gjithçka ndryshoi, sipas Szymanskit: “Që prej vitit 1980 përdorimi i fjalës “soccer” është zhdukur gradualisht në publikimet britanike, dhe aty ku përdoret, zakonisht i referohet një konteksti amerikan. Zhdukja graduale mesa duket është një reagim kundër rritjes së përdorimit të fjalës në Shtetet e Bashkuara e cila duket se ishte e lidhur me kulmin e NASL (North American Soccer League) rreth 1980.” Populli britanik ndali së përdoruri fjalën “soccer” për shkak të domethënies amerikane.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix6 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix6 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike6 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix6 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix6 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix7 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix7 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet7 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook