Lidhu me ne

Aktualitet

Mediat e nënshtruara ndaj Erion Velisë

armand1

Si asnjëherë më parë, mediat kryesore në vend kanë fshirë nga faqet dhe ekranet e tyre një raportim të rrjetit të gazetarisë investigative BIRN, mbi një skandal të përmasave dramatike në landfillin e Sharrës, aty ku grumbullohen të gjitha mbetjet e kryeqytetit. Nuk ka dyshim, se shkak për këtë “zhdukje” të investigimit të BIRN, është implikimi i mundshëm i Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj Erion Veliaj, të cilët administrojnë këtë landfill dhe e kanë promovuar atë si një histori suksesi për punësim të rregullt dhe me standarte.

Ky është rasti i parë, dhe ndoshta për këtë meriton një investigim më vete, që një raportim i BIRN censurohet thuajse tërësisht nga mediat shqiptare. Këto media i kanë bërë jehonë shkrimeve të BIRN kur kanë sjellë fakte për afera korruptive të qeverisë Berisha, për konçensionet abuzive të Edi Ramës apo çështjen Meta- DIA dhe, pavarësisht pasqyrimit selektiv, raportimet investigative i janë përcjellë gjithnjë publikut.  Këtë herë ka ndodhur diçka krejt tjetër.

Erion Veliaj ka dhënë një provë tronditëse se mund të kontrollojë thuajse gjithë mediat, për të cilat tashmë skandali i landfillit të Sharrës nuk ekziston. Ashtu siç pati ndodhur edhe me protestat në parkun e Liqenit, që u censuruan gati në të njëjtën shkallë, apo nxjerrjen e jetimëve nga konvikti i Teknologjikes këto ditë.

Në vend të rrëfimit për Sharrën, që më së pakti dëshmon për dramën e punësimit të dhjetra fëmijëve në kushte çnjerëzore, të ngjashme me ato të vendeve të botës së tretë dhe jo të një vendi që aspiron integrimin në BE, mediat përcjellin çdo ditë, me një ritëm frenetik, imazhet e “Lalit” nëpër kopshtet e Tiranës që përqafon e mban kalapiç vogëlushë që përdoren si kukulla për sfondin manipulues të një politikani sa të ri aq edhe bajat njëkohësisht.

Erion Veliaj mund të mos ketë asnjë përgjegjësi direkte për atë çka u zbulua në landfillin e Sharrës. Vërtet ai ka bërë thirrje që njerëzit të punësohen aty dhe ka premtuar punësim të rregullt, por mbase kjo ka qenë përgjegjësi vetëm e firmës së kontraktuar nga bashkia dhe jo e bashkisë vetë. Veliaj mund të mos ketë patur gjithashtu ndonjë interes apo përfitim personal nga ky biznes, prandaj edhe hetimi ndoshta nuk shkon deri në zyrën e tij. Megjithatë, censura mediatike ka qenë e tillë sa këto përgjegjësi jo vetëm që nuk janë trajtuar, por është fshirë çdo asosiacion i logjikshëm mes ngjarjes së rëndë dhe pozicionit të Bashkisë së Tiranës. Eshtë raportuar për një vdekje tragjike, për një dramë njerëzore që luhet çdo natë në Sharrë, por asgjë për faktin e sjellë nga BIRN se “Landfilli i Sharrës është nën administrimin e Bashkisë së Tiranës… se kompania “3R” shpk me seli në Peqin instaloi një impiant për seleksionimin dhe menaxhimin e mbetjeve në landfill… dhe se kjo kompani ishte pjesë e një ingranazhi më të madh që po përgatitej nga Bashkia e Tiranës për menaxhimin e mbetjeve”.

Pak ditë më parë, me të njëjtën shkallë censure, “avulloi” sikur të mos kishte ndodhur fare, një tjetër investigim mbi landfillin e Sharrës, ku tregohej për mbi 50 fëmijë të mitur, deri edhe të moshës nën 10 vjeç, që bashkë me 300 persona të tjerë ishin punësuar në të zezë. Bashkë me të, “avulloi” edhe lajmi i pushimit nga puna të gazetares Alida Tota, që kishte e bërë investigimin për tv A1Neës.

Pra Erion Veliaj ia ka dalë të bllokojë jo vetëm investigimet që mund të vënë në diskutim përgjegjësinë e Bashkisë së tij, por më e rënda, ka eleminuar çdo lajm që e lidh imazhin e “politikanit të dashur me fëmijët”, edhe me ata romë, me atë të skllavërisë moderne të minorenëve të punësuar ilegalisht në Sharrë. Nga ky moment, ky nuk është më problem i Erionit, por i gazetarisë shqiptare. Erioni mund të vizatohet lehtësisht si një Uriah Hip i kohëve tona, por ai ka gjetur sheshin e duhur për të bërë përsheshin e tij.

Me mënyrat e tij, ai ka arritur atë që Berisha, Nano, Rama, apo Meta e tentuan, por gjithnjë, në një mënyrë ose në një tjetër, në njërin krah apo tjetrin, u ndeshën me një pjesë denoncuese të medias. Pa ideologji, pa bindje të vetat, pa qëndrim dhe me qëllim vetëm pushtetin dhe ambicien personale, politikani i ri Veliaj e “ka mirë” me të gjithë. Madje sa më shumë pushtet arrin aq më mirë e ka. Diku me favore, diku me premtime, diku me ngacmime e diku me punësime, Erioni ka shënuar një rekord që çdo politikan, madje edhe në regjime totalitare, do ta kishte zili. Që për të, të flitet, tregohet e shkruhet vetëm pozitivisht. Madje me tekste dhe figurë të gatshme që serviret nga zyra e tij e propagandës. Një rekord ama, që do të rëndojë gjithnjë si njollë turpi në historinë e re të medias shqiptare./Mapo

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix14 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix14 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix14 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix15 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix15 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix15 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix15 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix15 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar15 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook