Lidhu me ne

Temporal

Mrekulli

edison

Nga Edison Ypi

Mbi trotuarin e “Bankë”-s, shitet “Bar Miu”. Rrëzë murit të “Change”-it tregëtohet “Far Djathi”. Anash vetrinës së “Fustane Nusërie”, janë nderë të mbathura. Dyqani i frutave mban tabelën “Mish Derri i Freskët”. Në “Farmaci” mund të hyhet vetëm nëpërmjet derës së dyqanit ku shiten patate me shumicë. Para një “Cash Point”-i mbajnë rradhë për të tërhequr pare; një me mustaqe, një tjetër pa dhëmbë, një ushtarak, një hunderr, një i pestë me një shenjë thike në faqe. Në një dyqan shiten njëkohësisht oriz, sheqer, patate, makarona, kopertona bicikletash, vajra makinash, shapka. Tek “Travel Agency” luhet Bilardo dhe vihen “Baste Sportive”. “Këpucë të Vjetra” rrinë varur mbi ca arka me presh. Ngjitur me arkat dy qingja të vegjël me lesh të vardhë po blegërijnë se e dinë që pas pak do theren.

Brenda një guve të errët që quhet “Ëmbëltore”, kërrusur mbi pjata dhe tasa, nja pes a gjasht të uritur po kullufisin male mishi shoqëruar me pilaf dhe kos. “Qilima”-t e varur në trotuar mbulojnë tabelën “Telefona Celularë Orëndreqës”. Trotuari i “Elektroshtëpiake”-ve plot me hekurishta të ndryshkura. “Klinikë Dentare” ka vetëm tabelën, s’dihet se ku ndodhet. “Sallon Bukurie” dhe “Shërbime Funerale” i ndan një derë e vogël dërrase mbyllur me lloz që s’merret vesh ku të degdis. Një kamion i ndalur, shoferi i të cilit ka ikur në drejtim të paditur, është futur së prapthi në një si magazinë. Një e treta e kamionit brënda në magazinë, pjesa tjetër ka bllokuar trotuarin dhe gjysmën e rrugës. “Dyer të Blinduara”, përderisa është mbyllur dhe s’dihet se kur do hapet, ka blinduar dhe veten. “Fotograf”-i ka mbledhur në gjirin e vet; “Internet Kafe”, “Lojra Kompjuterike në Rrjet”, “Punime Duroalumini”. “Fizioterapist”-i ka sipër një “Class Restorant”, nga e majta një “Picaso Bar” nga e djathta një “Gëlqere”. Tek “Berber”-i nuk mund të rruhesh, të qethesh, apo të bëhesh synet, sepse nga brenda del tymi i pulave hungareze të pjekura në hell. Një Golf 4 me 8 veta në bord duke provuar të hyjë mbrapsht në një garazh, gjatë manovrës hedh përtokë një motoçiklist pa kaskë. Nga karroceria e një kamioni të vjetër plot tym e zhurmë bien mbi asfalt një katarakt me arka bosh.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske20 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix21 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix21 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike21 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix21 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix21 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix21 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix21 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet21 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook