Lidhu me ne

Aktualitet

Shkëlzen Maliqi: Pse Matiç e botoi “Kurbanin” e Ramës në Serbi

Screenshot_1-86-300x190

Shkëlzen Maliqi, këshilltar për rajonin i kryeministrit Edi Rama, ka rrëfyer sesi u arrit botimi i librit “Kurban” të Kryeministrit Edi Rama në Serbi, pas.

Në një intervistë sot, Maliqi tregon:  Prej një viti, me njërin nga botuesit e Beogradit, “Samizdat B92”, Veran Matiç, kemi folur për këtë çështje. Unë e njoh Veran Matiç prej kohësh. Ai ka qenë më herët një nga ‘kampionët’ e shoqërisë civile në Beograd në vitet 1990 dhe kam bashkëpunuar disa herë me të.

Në një kohë që edhe pse mes Serbisë e Kosovës marrëveshja nuk është arritur deri në fund, por ka përmirësime; pas arritjes së marrëveshjes si ajo e Brukselit edhe pas takimeve të përvitshme mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçic, raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë po normalizohen.

Ndoshta ka ardhur koha që në mënyrë më sistematike të ketë një bashkëpunim kulturor të ndërsjellë. Përkthimi i veprave më kryesore, ose atyre që përbëjnë risi në të dyja vendet, duhet parë seriozisht.

Një shkas plus ka qenë edhe diskutimi i bërë nga premiera e shfaqjes teatrale “Romeo e Zhuljeta”, që është realizuar mes Prishtinës e Beogradit në dy gjuhë e që ka kushtuar 200-300 mijë euro.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, u mendua dhe u bisedua se me aq para mund të botohen 20 libra. Kjo ka qenë ideja. Kështu lindi.

Disa gjëra kanë nisur dhe në kuadër të kësaj, ata do të përkthejnë 5-6 vepra të Kadaresë. Është bërë një propozim me të cilin Kadare është pajtuar. I pari në listë e që do botohet shumë shpejt është “Pallati i ëndrrave”. Është një lloj ribotimi i rishikuar dhe i përshtatur në variantin serb të gjuhës.

Kështu lindi ideja e përkthimit në serbisht të “Kurbanit” të kryeministrit Edi Rama?

Në fakt, gjatë këtyre negociatave, Veran Matiç kishte mësuar se Rama ka bërë një libër. Ai kish menduar se është ndonjë broshurë e vogël politike, ndonjë lloj platforme politike me diskursin e zakonshëm të politikanëve. Atëherë unë i shpjegova se nuk është ashtu, i thashë që është libër pak i madh dhe jo një broshurë politike e mirëfilltë. I tregova vëllimin, sa faqe është e çfarë karakteri ka dhe ca kohë hoqi dorë. Më pas, nuk e di, mbase gjeti mënyrën dhe tha do ta botojmë.

Kush është përkthyesi?

Ata e kanë përkthyesin, është një albanolog i ri, ka përkthyer edhe vepra të tjera të autorëve nga Kosova. Më duket se në fund të gushtit ai e mbaron librin së përkthyeri. Atëherë do të botohet dhe do të promovohet diku nga mesi i tetorit. Rama në atë kohë do të jetë në Forumin e Sigurisë që mbahet në Beograd, çka dihej më herët që Rama do merrte pjesë në këtë forum, ndaj kjo vizitë do të shfrytëzohet për promovimin e librit të tij.

Ju do ta lexoni veprën të përkthyer në serbisht para se të botohet, si redaktor i mundshëm?

Jo, nuk e besoj. Nuk kam kohë, kam obligime të tjera dhe nuk besoj që do të kem pse. Unë do të përpiqem të bëj ose një parathënie, ose një pasthënie, mbase këto dy a tri javët e ardhshme. Për “Kurbanin” kam mbajtur një fjalë në Prishtinë, kur ka qenë promovimi dhe duhet të bëj një tekst, e mbase do marr diçka nga ai prezantim./GSH/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook