Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar disa foto të realizuara nga fotografët e LSA gjatë ndeshjes së djeshme Shqipëri Marok në stadiumin e qytetit verior, Loro Boriçi.

Në një ndeshje pa gola, nuk munguan gjithsesi aksionet, sprintet dhe dyluftimet në fushë që janë fiksuar në këto foto dhe sigurisht edhe një pritje nga Berisha, apo një shpjegim i rrëmbyer skeme i De Biasit për Cikalleshin, jashtë vijës së fushës, të cilin trajneri e ka kthyer në foto Cover.