Lidhu me ne

Temporal

Digje Mirela

edison-ypi-414x420

Edison YPI

E dashur Mirela, Kur mora haberin e prishjes së teatrit, aq kënaqësi ndjeva, aq qef provova, sa u prisha. Për ta ndarë kënaqësinë e prishjes, telefonova disa miq nga ata që si dhe unë pragun e atij mender teatri nuk e kanë shkelur kurrë. Miqtë ishin prishur para meje. Prishja e miqve më bëri të prishem edhe aq herë të tjera sa miq telefonova. Prishja ime dhe prishja e miqve të m’i si domino të rrëzuara, bashkë me prishjet tona ndoshta dhe prishja jote, me siguri dhe prishja e kushedi sa të tjerëve anembanë Shqipërisë, më kujtoi një episod nga koha e kurvit.

Kur kaloja pranë një rajoni policie, ngadalësoja hapat i mahnitur. Nga rajoni i policisë vinte muzikë. Jo muzikë e Jim Morrison, Joan Baez, Bob Dylan. Muzikë me arritje objektivash, tejkalime plani, dashuri të mjelëses me traktoristin. Një ishullar më tha se muzikën e vinin të mos dëgjoheshin ulurimat dhe rënkimet që vinin nga bodrumi ku rriheshin shtazërisht shqiptarë për shkaqe qesharake ose inekzistente. Ky truk trashanik i mbulonte deridiku ulurimat që vinin nga bodrumi i rajonit të policisë. Për të mbuluar rënkimet e frikës dhe urisë, zhurmën e prangave, kërcitjen e çizmes së ushtarit në të gjithë Shqipërinë, që ishte gjithashtu një rajon i stërmadh policie, ishte e pamundur me altoparlanta dhe këngë dashurie sado prekëse mësuesish, mjelësesh, traktoristash. Për këtë lypsej tjetër muzikë. Tjetra muzikë që pengonte të dëgjoheshin rënkimet e frikës dhe urisë së shqiptarëve ishte teatri që po prish Ti dhe na prishi edhe ne.
Të lutem Mirela, të lutem i përgjunjur para Teje me duart nga qielli dhe me lotë në sy, bëje detyrën tënde si njeri dhe si Ministre. Mos e lër të iki rasti që vendit tënd t’i bësh një të mirë të madhe që nuk do të ta harrojë kurrë. Mos e humb shansin të hysh në Histori. Prishe teatrin e krimit si e meriton. Jo vetëm si llaç e tulla. Prishe në atë mënyrë që atij turpi kombëtar, asaj mënxyre të pashoqe, atij pisllëku propagandistik, të mos i mbetet nam e nishan. Për ta realizuar prishjen definitive të atij mallkimi dhe atij tmerri, merr ca masa paraprake. Gjeji cilët prej të ashtuquajturve aktorë kanë qënë spiuna. Pas ndryshimeve kushtetuese që u bënë për aplikimin e Reformës në Drejtësi, e pamundur të mos gjindet hapësirë ligjore për tua shqyer gojën dhe shkulur gjuhën spiunave të cilët duke mos qënë spiuna dosido por spiuna-aktorë, pra spiuna me impakt kriminal në publik, përveç shqyerjes së gojës dhe shkuljes së gjuhës meritojnë edhe rjepjen e lëkurës, çarjen e barkut, dhe prerjen e gjymtyrëve.
Atyre që për shkak të ngjajshmërisë së surratit, besnikërisë ndaj partisë, zellit të papërmbajtur për t’i shërbyer diktaturës, kanë luajtur në teatër rolin e kurvit ose të rrugaçave të tjerë nomenklaturistë, ripua lëkurën dhe thyejua kockat një nga një.
Kujt prej spurdhjakëve ka shqiptuar më tepër batuta të krrupta nga ato që sot e kësaj dite shqiptarët i dinë përmendësh, nxirru syt me gozhdë të ndryshkur.
Mutërit që e quajnë njëritjetrin vigan i skenës, gjigand i ekranit, kollos i artit skenik, pasi t’i lësh një muaj rresht pa ngrënë e pa pirë, silli të shohin me sytë e tyre hedhjen në erë të godinës.
Mos lër pa i dhënë hisen e dënimit që u përket edhe lukunisë së legenave demek aktorë amatorë që luanin në estradat dhe teatrot e ndërmarrjeve.
Të gjithë të mësipërmit lidhi këmbë e duar, vendosi diku që të mbulohen nga rrënojat gjatë shpërthimit të tritolit për hedhjen në erë të vendit që quhej teatër por në fakt ishte një hale propagandistike.
E meritojnë. Çfarë luhej në jetë, në zyra, vende internimi, burgje, ishte pakrahasimisht më dramatike se lëtyrat që luheshin në skenë.
Artistat e vërtetë janë njerëz të urtë, të butë.
Këta sot e kësaj dite janë ca pushta e edepsëzë, ca thashethemexhinj që të kallin datën, ca ndyrësira që s’lënë intrigë pa bërë për ta vazhduar lojën makabre të zbrazjes së truve të shqiptarëve.
Prandaj them se e drejta në këtë rast është e tëra në anën tënde të prishjes së teatrit për shkak të detyrës, dhe prishjes time dhe miqve të m’i për shkak të qefit.
Kënaqësinë e lartë të shkeljes së butonit të shpërthimit dhe ndezjes së çakmakut, mos ja jep askujt, rezervoja vetes.
Nuk shpëtojmë dot ndryshe nga kjo farë e keqe, që po s’u dogj mbin dhe rritet edhe në kushtet më ekstreme.
Po të thanë se tingëllon si hakmarrje, thuaju si thonë kosovatët në këto raste; Mos ma shurdhoni bythën, ndonjëherë prishja është më produktive se ndreqja.
Nëse do insistojnë duke të thënë se në atë teatër janë lojtur edhe Hamleti dhe ndonjë vepër tjetër madhore, thuaju se ishte pjesë e strategjisë diabolike për të rritur besueshmërinë e helmit propagandistik.
Po ja nisën me dëngla të tipit “Teatri Popullor”, “Arti i përket popullit”, thuaju se Arti nuk i përket popullit, dhe se cilësimi “popullor” i një teatri është një rrënqethje antiestetike e pashoqe.
Largo çdo hezitim dhe prishe dhe digje dhe hidhe në erë pa tu dridhur qerpiku.
Kujdesu që zjarri të vazhdojë dyzet dit e dyzet net rresht pa u fikur asnjë çast. Pasi të largohen rrënojat, që të mos ngrihen lugat, vendin lage me disa tonelata acid.
Rretherrotull të ketë publik. Mund të recitohen dhe vjersha.
Hajt me krahë të lehta o Mirela. Punë të mbarë o sokoleshë ministre, o burrneshë shkencëtare.
Ta priftë e mbara për të tjera punë të mira, të tjera shkatërrime të domosdoshme, të tjera prishje të ëmbëla, për shembull ndërrimin e emrave të rrugëve dhe shesheve që mbajnë emra të vrasësave, shkallmimin e mozaikut të turpit, hedhjen në erë të piramidës së vdekjes.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore22 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar22 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix22 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix22 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix22 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix23 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix23 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix23 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix23 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook