Lidhu me ne

Aktualitet

Ende asnjë vendim për koalicionin me PS

lir-meta-701x468

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla, të enjten në mbrëmje.

Më poshtë disa nga pohimet kryesore të Zotit Meta, gjatë bisedës me gazetarin Balla:

Për qeverisjen e vendit:

  • Në tërësinë e vet, vendi ka një përmirësim të situatës ekonomike, sidomos makroekonomike. Në tërësinë e vet, ky koalicion ka funksionuar mirë.

Për vazhdimin e koalicionit me PS në zgjedhjet e 2017:

  • A do të vijojë ky bashkëpunim? Përse jo?! Por ky nuk është një vendim. Duhet të mos kemi më problemin e leximit të një marrëveshje ndryshe.

Për kandidimin në postin e Presidentit:

  • Do të kandidoj për kryetar të LSI dhe besoj që do të fitoj dhe do të jem në krye të LSI-së në zgjedhjet e ardhshme. E rëndësishme është që Presidenti të jetë mbi palët dhe të bashkojë palët, sepse me Kushtetutën e re është më i dobët, por që duhet fuqizuar me një figurë të besueshme dhe të rrisë bashkëpunimin mes palëve.

Për marrëdhënien me Ambasadorin amerikan Lu:

  • Ne kemi raporte shumë më të mira se sa thoni ju. Në raportet tona mund të them që kemi një mirëkuptim të plotë për të gjitha çështjet.
  • LSI i ka bërë të gjitha në kohë dhe ka një bashkëpunim të shkëlqyer dhe do të jetë një parti model.

Për numrin e deputetëve për të kërkuar mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit:

  • Unë dua t’ju garantoj të gjithëve se Ilir Metës nuk i ka shkuar mendja të bëjë 71 vota. Pse duhet ta bëja që të heq Edi Ramën nga kryeministër? Nëse do të gjykoja se do të ishte një situatë ekstreme, do të dilja para qytetarëve dhe do të thoja se nuk do të qëndroja më në këtë qeveri.
  • Nuk bëj unë lojëra me deputetët, sepse nuk i sjellim progres Shqipërisë.

Për mundësinë e kapjes së drejtësisë nga reforma në drejtësi:

  • LSI për ndryshimin e sistemit aktual të drejtësisë, ishte shumë pranë qëndrimit të PS-së, sepse ndryshimi është radikal, por sa i përket rëndësisë që të ketë garanci për moskapjen e drejtësisë, LSI-ja ishte më pranë pozicionit të PD-së.

Për zgjedhjet në Dibër:

  • Kjo nuk ka asnjë pikë rëndësie. Është një zgjedhje lokale dhe ne nuk rrimë dot pa i dhënë rëndësinë që nuk meritojnë gjera të caktuara.

Për Kushtetutën e re:

  • Kushtetuta që kemi sot nuk është më e mirë se sa ajo që kishim, por ajo që kishim dështoi të prodhonte gjëra ligjore për shkak të ndërhyrjeve që ushtruam me vend e pa vend.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook