Radar
Iphone 7, për një jetë të re pa kabuj
IPhone 7, sipas Tim Cook, shefit ekzekutiv të Apple, (me dy versione: iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus), është iPhone më i mirë i ndërtuar ndonjëherë. Prezantimi është bërë mesditën e të mërkurës në San Francisco.
Aparati i ri ka një kamerë të përmirësuar dhe është i papërshkueshëm nga uji. Sipas Cook, do të ketë një model të zi dhe një tjetër gri. Përveç funksioneve të njohura, iPhone 7 mbart një sistem të ri haptic që përmirëson përvojën në kontakt dhe shkrim. Gjithë aparati është ridiznejuar për të qenë rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit. Ka certifikatë IP67.

Performanca sipas Apple, është e jashtëzakonshme. Në fakt, përfshin një procesor A10 quad-core që është 40% më shpejt se A9 dhe dy herë më shpejt se A8. Dy nga bërthamat kanë performancë të lartë, por konsumi i energjisë është zvogëluar. Procesori i grafik është 50% më shpejt se ai i mëparshmi.
Bateria është përmirësuar dhe zgjat deri në dy orë më shumë se iPhone 6. Një orë më shumë në rastin e iPhone 7 Plus. Memoria nis nga 32 GB (nuk do të ketë modele 16GB). Sa për kamerën ka stabilizim optik dhe hapje prej 1,8f dhe flashi lëshon deri në 50% më shumë dritë se më parë. Sensori është 12 MPX dhe fokusimi bëhet me lazer. Kamera e përparme tani mbart një sensor 7 megapixel dhe gjithashtu ka një stabilizator imazhi.
Surpriza është se iPhone 7 Plus, modeli më i madh vjen i pajisur me një kamerë të dytë të pasme. Dy lente, 12 megapiksel secila, të cilat kombinohen për të dhënë imazhe katër herë më të mira se modeli i mëparshëm. Sipas Apple, bëhet fjalë për kamerën më të mirë të montuar ndonjëherë në një “smartphone”.
Një tjetër lajm i rëndësishëm. iPhone i ri mbart dy altoparlantë stereo, një në krye dhe një në pjesën e poshtme. Apple bën një hap më shumë dhe prezanton kufjet Ëireless, Air Pods që lidhen me telefonin pa nevojën e kabujve. Bateria e tyre zgjat pesë orë, por brenda kutisë rikarikohen automatikisht. Një sistem infrash të kuqe paralajmëron telefonin kur i kemi të vëna dhe për t’i lidhur mjafton të afrohen me telefonin. Iphone i ri do të ketë një çmim duke nisur nga 649 dollarë. Modeli plus nis nga 769$. /DITA

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu