Kryesore
Kryeministri Rama “rilind” në Dibër fjalimin për Shukri Xhelilin

Kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në mitingun përmbyllës së fushatës për kryetar bashkie në Dibër. Ai i kërkoi qytetarëve dibranë të votojnë kandidatin e majtë Muharem Rama. Por fjalimi i kryeministrit ishte pothuaj i njëjtë me fjalimin e tij një vit më parë, kur kandidonte Shukri Xhelili
Maj 2015, kur kandidonte Shukri Xhelili:
“Shukriun ne e kemi zgjedhur për ta mbështetur, mbështeteni dhe ju. Nuk është pelivan si ai i PD-së. Po deshët pelivan, mbani atë, po deshët shërbëtor ja ku e keni Shukriun.”
Shtator 2016, kur kandidon Muharem Rama:
“Keni për të bërë zgjedhje mes një kandidati që ka ardhur për partinë e tij [Sherefedin Shehu] dhe Muharemit që është këtu për komunitetin e tij. Zgjidhni e merrni… Nëse do zgjidhni Sheron, ta gëzoni; unë do kisha zgjedhur Muharremin.”
Përveç thirrjes për të votuar kandidatin e majtë, të njëjta ishin dhe premtimet që Kryemistri i bëri qytetarëve dibranë.
Maj 2015, kur kandidonte Shukri Xhelili:
“Rruga e Arbrit do ishte ende një fantazëm elektorale dhe jo një projekt tanimë i financuar, gati për të nisur nga puna dhe për të finalizuar në pak vite që vijnë lidhjen e shumë ëndërruar të Dibrës me Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.”
Shtator 2016, kur kandidon Muharem Rama:
“Po të mos kishim ato borxhe, do ta kishim bërë tre herë Rrugën e Arbrit deri më sot. Por ne rrugën e Arbrit do ta ndërtojmë.”

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu