Kryesore
Kur Ledion Liço ishte barbon
Kishte zgjedhur këngën e Nickleback “How you remind me”, edhe pse pas kaq vitesh, pa këtë video, nuk do e kujtonim aspak kështu Ledionin. Është shumë interesante të shohësh sesi prezantuesi i “The Voice”, dikur konkurronte vetë si këngëtar, por nuk pranohej. Shpëtim Saraçi dhe Kristi Popa në juri I thanë “jo” adoleshentit që sot është një nga emrat më të njohur të televizionit, ndërsa, përsa i përket jetës private, pret të bëhet baba.
Kanë kaluar shumë vite, megjithatë Ledioni duket se nuk e ka harruar atë “jo”, me të cilën sot mund të ndërtojë një mesazh. “Po! Mos prano kurrë jo si përgjigje, mos lejo askënd të të treojë çfarë mund dhe çfarë nuk mundesh të bësh! Vetëm ti e di për çfarë je i aftë…” shkruan Ledioni.
E megjithatë, Ledioni këngëtar nuk u bë, muzikantët nuk e kishin gabim, por as Ledioni nuk e ka aspak gabim kur këshillon të mos heqësh dorë asnjëherë nga ëndrrat…
Videoja na shpjegon edhe pse Ledioni është aq i ndjeshëm ndaj konkurrentëve që skualifikohen…

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu