Lidhu me ne

Aktualitet

Zgjedhjet në Dibër/ Si e komentuan analistët shqiptarë rezultatin

Analistë dhe gazetarë në vend e kanë komentuar në mënyra të ndryshme rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Dibër.

shehu-rama1

Por pika e përbashkët ështën se më shumë se një fitore të mazhorancës, ata e kanë cilësuar si një humbje të opozitës.Blendi Fevziu, Ilva Tare, Artan Hoxha dhe Mero Baze kanë shkruar për këtë çështje. Kështu, gazetari dhe analisti Mero Baze, në një shkrim të tijin në formë letre drejtuar Sherefedin Shehut, kandidatit të djathtë, e vë gishtin që tregon humbjen drejt lidershipit të PD-së.

Ai shkruan se Sherefedin Shehu mund të fitonte në këto zgjedhje, mirëpo, ai u përdor sipas tij nga kreu i PD-së dhe aleancat e tij që i cilëson si të dështuara.

Ai tentoi ta kthejë Dibrën në betejë të tij, në flamur të tij, në kauzë të tij, në ëndrrën e tij për pushtet.

Ai u tha dibranëve dhe gjithë shqiptarëve, që në Dibër do të votohet për të, pasi nga Dibra do nisë ardhja e tij në pushtet.

Më beso Sherefedin, që nuk ka arsye më të fortë për çdo dibran, të cilët për dreq janë njerëz të zgjuar dhe i kuptojnë liderët kur flasin, që të mos t’ia japë votën qoftë dhe për këtë shkak.

Dhe duke të marrë betejën ty, ai të dhuroi humbjen. Duke të marrë ty kauzat e vogla që kanë qytetarët e Peshkopisë, të dha humbjen e madhe.

Duke të marrë ty urtësinë dhe pjekurinë si profesionist, të dha mendjelehtësinë që i lexohet 2 km larg dhe shtirjen si i fortë, që kur tenton të ulërasë, i ikën zëri.

Ai i përdori zgjedhjet e tua si një tribunë promovuese për veten e vet, pasi po teston a duhet të hyjë në zgjedhje a jo.

Ai nuk humbi vetëm Bashkinë e Peshkopisë, por humbi dhe shansin të “flirtojë” me LSI apo dikë tjetër, pasi rezultati provoi që dhe në një bastion të PD, njerëzit kanë ende parime dhe e bëjnë të pashpresë çdo përpjekje për të ardhur në pushtet e marifete”, shkruan Mero Baze te “Tema.al”.

Ndërsa analistja dhe gazetarja Ilva Tare shkruan te “Java News” se votimet e 11 shtatorit konfirmojnë dështimin e madh të kreut të PD-së dhe të ekipit të tij të ngushtë.

Ajo shkruan se Dibra është kthyer në një Skrapar, për nga mbështetja që i dha të majtës.

“Kur u numëruan pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, rezultati ishte rreth 3500 vota avantazh për doktorin Rama, ose Rrema siç e thërrasin dibranët, të cilët ja dolën të bashkonin në një togfjalësh si doktorin edhe Ramën e Tiranës elitare.

Çdo tentativë për vetëmbrojtje politike e përdorur nga opozita për blerje vote masive është e pajustifikuar dhe me gjasë dëmtuese për demokratët, që shpresojnë se partia e tyre mund të arrinte fitore në zgjedhjet e afërta parlamentare, pas humbjeve të njëpasnjëshme”,shkruan Tare.

Ajo shton se votimi në Dibër tregon edhe një herë tjetër se aleancat e PD-së, nuk janë efektive.

Pak më ndryshe e analizon situatën gazetari Blendi Fevziun në faqen e tij “Opinion.al”. Sipas Fevziut, ky rezultat me këtë diferencë të thellë është për t’u habitur.

Megjithatë, ai shkruan se ka disa arsye se përse dibranët kanë votuar në pasë majtas.

Sipas tij, opozita duhet të denoncojë me fakte dhe emra konkretë nëse në Dibër janë vjedhur vota dhe kjo duhet të jetë në qendër të aktivitetit të saj politik.

Fevziu shkruan se nëse pretendimet e opozitës janë të vërteta dhe nuk denoncohen, atëherë në zgjedhjet parlamentare qeveria mund të fitojë lehtë.

Po kështu, Fevziu rendit edhe një arsye tjetër të mundshme. Sipas tij, populli dibran ka vënë shenjën e barazisë mes PD dhe PS, dhe në këtë rast, sipas analistit, ajo që humb është opozita.

“Më e mundshmja është që në publik dhe jo vetëm në Dibër, është krijuar bindja që në këtë vend janë të gjithë njësoj.Flirtimi i PD me LSI, përplasjet me ndërkombëtarët për reformën në drejtësi, mos krijimi i një frymë besimi dhe shprese, kanë zbehur besimin e njerëzve.

Njësimi i opozitës me mazhorancën është fatal kryesisht për të parën. Kur shenja e barazimit vihet për të gjithë, ai që fiton është pushteti, që ka më shumë mjete dhe më shumë stabilitet.

Askush më mirë se sa publiku nuk e ndjen shijen e talljes me të dhe piruetat e politikës”, shkruan ai.

Ndërsa analisti Artan Hoxha, duke folur në “Opinion” të “TV Klan” e lidh situatën e kanabisit me fitoren e mazhorancës në Dibër.

Ai thotë se PD-ja i ka ruajtur votuesit e vetë, por se në Dibër janë shtuar 4 mijë votues të rinj.

Këta sipas Hoxhës, janë persona që nuk kanë votuar më parë, por që joshen nga pushteti dhe dalin në votime.

Partitë politike kanë ruajtur votat e tyre, krahasuar me vitin 2015. Por është situata e kanabisit në vend dhe paratë që gjenerohen nga ai që kanë joshur një pjesë të mirë që s’kanë votuar të votojnë.

Në këtë mënyrë, jemi në një situatë kur popullsia pakësohet, ndërsa votuesit shtohen”, tha Hoxha.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix3 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix3 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook