Lidhu me ne

Aktualitet

Importi i mbetjeve drejt finalizimit. Ndonëse shumica në pushtet e bëri një ndër kauzat e veta këtë çështje kur ishte në opozitë

Importi i mbetjeve është tashmë në proces finalizimi. Ndonëse shumica në pushtet e bëri një ndër kauzat e veta këtë çështje kur ishte në opozitë, sot ajo po inicion projektligje të kundërta me qëndrimet e deridjeshme. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” nismëtari i këtij projektligji, Eduard Shalsi, thotë se është pranuar kërkesa e shoqërisë civile për të mos lejuar importin e mbetjeve që destinohen për djegie.

“Pas diskutimeve, kemi bërë dy ndryshime në projektligjin tonë. Me kërkesën e deputetëve Besnik Bare dhe Namik Kopliku, në bashkëpunim me disa ambientalistë, drafti im ka rënë në një propozim të ri, ku kërkohet që të zëvendësohet dhe të riformulohet pika tre e nenit të parë: Këshilli i Ministrave ndalon importin e mbetjeve që destinohen për insinerim. Në draftin tim, në pikën 3 te nenit 2 që ndalohet importi i mbetjeve, jo të rrezikshme për qëllim ruajtje ose asgjësimi në Republikën e Shqipërisë. Për shkak të shqetësimit të ambintalistëve se mund të importohen mbetje për qëllime insinerimi, Besniku (Bare) më kërkoi që kjo të specifikohej dhe unë pranova. Ndryshimi i parë është që Këshilli i Ministrave ndalon importin e mbetjeve që destinohen për insinerim. Ndryshimi i dytë, është në nenin tre ku unë kisha propozuar: Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetje jo të rrezikshme apo mbetjet inerte, si dhe mbetje që parashikohen tek lista e gjelbër. Sugjerimet janë që unë ta riformuloj këtë nen dhe po prapë Besnik Bare ka sjellë një propozim tjetër dhe kërkon: Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet jo te rrezikshme të ngurta të listës së gjelbër si lëndë e parë dytësore”, shprehet Shalsi.

Sipas tij importi i ndihmon industrisë vendase e cila është në prag falimenti për shkak të lëndës së pakët në vend. Ai ka folur për një nismë të Bashkisë së Tiranës që shfaqet kështu si aktor i interesuar në këtë proces.

“Në tetor, bashkia e Tiranës fillon procesin e sensibilizimit dhe brenda dhjetorit ndarjen e mbetjeve në burim. Kjo do të thotë që fillon të ushqehet industria ricikluese me produkt vendase. Ne po e bëjmë këtë, që ato të mos falimentojnë, ato kanë nevojë për oksigjen nga jashtë. Në rast se do te ketë sukses, bashkia e Tiranës dhe ato në rang vendi, atëherë projekti do vijojë. Rritet mundësia që bashkitë të ndërmarrin nisma vetëm, por edhe të bashkëpunojnë. Ato mund të bëjnë politikat e tyre në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit…Objektivi madhor mbetet mbledhja e mbetjeve të vendit, por ne nuk mund ta linim industrinë të falimentonte. Një pjesë e këtyre kompanive e merrnin lëndën në Kosovë, Maqedoni dhe një pjesë ishin bërë gati të shpallnin falimentin. Unë u tregova i gatshëm ta ndryshojë ligjin me qëllim që të jetë e qartë që nuk bëhet fjalë për mbetjeve të rrezikshme dhe për mbetje për djegie. Sa i përket opozitës, nuk kam arsye të besoj që të jetë kundër. Ne kemi deputetë qoftë nga opozita, qoftë nga maxhoranca që kanë shprehur rezerva, por ne po diskutojmë vazhdimisht”, thotë deputeti socialist, në këtë rast thjesht një zëdhënës i grupeve të interesit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook