Lidhu me ne

Aktualitet

Ja pse Rama fiton me brekë, pa brekë dhe me brekë të grisura

“Ditën e Kurban Bajramit, që përkoi edhe me fitoren e zgjedhjeve në Dibër, Edi Rama u shfaq çuditshëm në mes të Tiranës, me brekë të shkurtra dhe t-shirt, duke ecur në këmbë nën shiun e shtatorit. E qëllimshme ose jo, metafora ishte e qartë: kryeministrin nuk ka kush ta shqetësojë, ai fiton edhe duke shëtitur në bllok me brekë të shkurtra. Madje ka fituar edhe pa brekë fare. Ose, në mënyrë konkrete dhe jo figurative, edhe me brekë të grisura, siç ndodhi të dielën në Dibër”.

Kështu shkruan analisti Armando Shkullaku në një koment të publikuar nga gazeta Mapo

Sipas Shkullakut, kjo ka ndodhur për shkak se politika ka hyrë në fazën e fundit të saj.

“Kemi mbërritur në një fazë të politikës, ndoshta të fundit, ku ideologjitë, programet, frymëzimi, kandidatët, projektet, nuk kanë më asnjë pikë rëndësie. Hapur, të gjithë e dinë dhe e pranojnë se ato janë fjalë boshe, se ndërrimi i qeverive apo i shukrive, nuk sjell ndryshim alternativash por thjesht karrigesh. Se të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit më të varfër, pavarësisht se për kë votojnë apo se ku militojnë. Se mes partive tona nuk ka më dallime. Dhe se politika nuk është më një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por një pazar banal për ata që e ushtrojnë”.

“Duke folur pas humbjes në Dibër, Lulzim Basha, mbase në mënyrë të pavullnetshme, e dha dhe ai një shpjegim që shkon me të vërtetën. “Ata (dibranët) kanë humbur kaq shumë shpresën te politika, sa mendojnë që më mirë një thes me miell sot se sa të besosh premtimet e politikanëve që nuk bëhen kurrë realitet”, tha Basha por pa thënë që pjesë e kësaj politike që ka vrarë shpresën dhe nuk mban premtimet, është edhe ai dhe PD. Dibranët dhe shqiptarët nuk mund të gjykohen për “thesin e miellit”, kur vetë opozita është pjesë e kompromentuar sistemit dhe jo promotor i shembjes së tij”.

“Nëse Basha dhe PD nuk vendosin të dalin nga rrethi i interesit, që nuk i lejon të thyejnë sistemin edhe me koston e vetëdëmtimit, “enigma” e Dibrës do të shumëfishohet dhe Edi Rama do të vazhdojë të shëtisë me pantallona të shkurtra,”shkruan Shkullaku.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix15 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix15 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix15 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix15 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix15 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix15 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix15 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix15 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar15 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook