Ronaldo është fituesi i “Topit të Artë’ për vitin që lamë pas, pas një sezoni të shkëlqyer me Realin e Madridit, duke e çuar skuadrën spanjolle në krye të Europës, si dhe kombëtaren e tij drejt fitores së europianit të këtij viti.

Legjenda e futbollit portugez Luis Figo ka thënë se Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Cristiano Ronaldo ende nuk mund të konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave…ai nuk është as futbollisti më i mirë që Portugalia ka pasur ndonjëherë, dhe as futbollisti më i mirë që Real Madrid ka, është shprehur ish futbollisti i Real Madrid.

Cristiano Roaldo është aktualisht në moshën 31 vjeçare, por ka arritur ta fitojë 3 herë “Topin e Artë”, ndërsa ka shënuar 488 gola në karrierën e tij në 674 ndeshje. Ai ka fituar 12 trofe me Manchester United dhe Realin e Madridit. Ndërsa me kombëtaren e Portugalisë, ka luajtur në 133 ndeshje dhe ka shënuar 61 gola dhe ka fituar një Europian me kombëtaren e tij.

Por, pavarësisht të gjitha këtyre rezultateve, për Luis Figo-n, një tjetër legjendë e Portugalisë, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga vendi iberik nuk është Ronaldo, por legjenda Eusebio.