Lidhu me ne

Aktualitet

Komplimente për fasadat e sheshet por njerëzit po ikin

patozi-ediorial

Nga Astrit PATOZI

U bë një kohë e gjatë duke kërkuar të gjej një gjë të mirë, që bën kjo qeveri, për ta thënë me zë të lartë, pa asnjë kompleks, ndonëse nuk është fare ky detyrimi i opozitës. Natyrisht, që nuk më emocionojnë aspak akuzat e kundërshtarëve, se Partia Demokratike vetëm e nxin panoramën e shndritshme të Shqipërisë së “Rilindjes” në këto vite.

Dhe dje m’u duk se e gjeta, teksa pashë ceremoninë pompoze të restaurimit të godinës së Ministrisë së Brendshme. Komplimente, për llacin, tullat, dhe për ngjyrat me shije, që i ndërruan pamjen një intitucioni të rëndësishëm në Shqipëri, i cili, para së gjithash, pozicioniohet në një pikë strategjike të bulevardit kryesor të vendit.

Bënë mirë edhe që rrëmuan në kujtesën historike të qytetit dhe zbuluan ngjyrat e origjinës të projektit italian të mbretit Zog, ndonëse tanimë do të duhet që të gjitha godinat e tjera të ministrive ngjitur të përshtaten me fasadën e përuruar dje. Dhe kur mendon se është i njëjti “strateg” që i ka ideuar të dyja projektet, nuk kuptohet shumë se përse tani ia gjeti bojërat e origjinës për Ministrinë e Brendshme, ndërsa para disa vitesh, kur vizatoi fasadat e tjera, i ra për shkurt.

Por ky gjithsesi, mund të jetë detaj jo shumë i rëndësishëm. Sepse nuk kishte ndonjë arsye të fortë që nga ansambli i institucioneve shtetërore, që popullojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombt”, në përgjithësi të kuruara në këto vite, të bënte përjashtim vetëm dikasteri, që drejton prej 3 vjetësh nga Saimir Tahiri. Dukej si një lloj asketizmi tërësisht i panevojshëm dhe pa asnjë sens.

Ndaj edhe ta gëzojnë godinën e re, jo vetëm ata që punojnë atje, por edhe shqiptarët, që i kalojnë përbri apo e shohin nga ekranet Ministrinë e Brendshme (më parë quhej e Rendit). Por problemi qëndron se ndërsa dikur kishim rend dhe nuk kishim ministri, tani kemi minisri dhe nuk kemi rend.

Sepse me gjithë problemet dhe zigzaget e forta të luftës ndaj krimit, shteti dhe policia në përgjithësi i kanë dominuar bandat në këto 25 vjet. Sot krimi i vë në rresht policinë, dhe jo për shkak të kësaj të fundit, por sepse ai ka mbërritur me vendim politik në parlament dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes. Se Shqipëria është shndërruar me shpejtësi marramendëse në një plantacion gjigand droge, ku kanabisi mbillet dhe korret me licencë të pashkruar, që del pikërisht nga godina e promovuar dje.

Dhe duke shprehur edhe një herë konsideratën për restaurimin me shije të ministrisë së Brendshme, nuk mund të mos bëj analogji edhe me disa vepra të tjera të ngjashme të kësaj qeverie në këto vite.

Jam shprehur dikur se projektin e Edi Ramës për “rilindjen e qendrave të qyteteve shqiptare” e konsideroj si normal, pavarësisht devijimeve, që mund t’i bëhen rrugës për shkak të tenderave korruptive dhe përfshirjes në to të vetë “kryearkitektit” delirant. Sepse i qendroj konceptit se investimi ka më shumë vlerë aty ku prek dhe e prekin më shumë njerëz.

Por pyetja është, edhe në rast se ato do të ishin të gjitha kryevepra estetike, a do të ishte ky shpëtim apo një rreze drite për qytetet tona? Kurresesi, mendoj unë. Për sa kohë që ato po shpopullohen me ritme të frikshme, ku më fatlumët gjejnë një shteg dhe ikin fare nga Shqipëria, kur ata më me pak fat vijnë e dynden në Tiranë apo Durrës, çfarë vlere kanë qendra e “rilindura”? Dhe njerëzit po kërkojnë të ikin, mundësisht jashtë vendit, për shkak të kësaj qeverie, megjithëse Edi Rama thotë se po bën mrekulli për vitrinën e vendbanimeve të tyre.

Dhe gjithë sa po ndodh do të thotë se nëse dikur kishim qytete, por nuk kishim qendra, tani kemi vetëm qendra, por nuk kemi më qytete. Ky është bilanci i “Rilindjes”.

Kaq për sot. Natyrisht, do të flas prapë, nëse kjo qeveri më frymëzon, me vepra të mira, ndonëse jam kundërshtar politik i saj.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook