Lidhu me ne

Aktualitet

AKIP: Ligji për mbetjet, nuk janë grup interesi vetëm pronarët e fabrikave. Protestë më 1 tetor

Kryeministri Edi Rama dhe disa deputëtë apo ministra pas tij po e mbrojnë ligjin për importin e mbetjeve duke dhënë garanci për listën e mbetjeve që dontë riciklohen dhe me faktin se kështu do të ketë efekte pozitive edhe mbi mjedisin. Po kështu kryeministri ka theksuar disa herë se ky nuk është i njëjti ligj me atë të vitit 2011, por po verifikohet se këto argumente nuk po bindin shumëkënd. Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka shpërndarë një deklaratë pas takimit që Rama zhvilloi me kompanitë e riciklimit. Sipas AKIP ligji i miratuar ka ndjekur një procedurë që konsumon disa shkelje:

“AKIP hedh edhe një herë poshtë pretendimin se ligji i miratuar së fundmi është i ndryshëm nga ai i vitit 2011. Në formë the në thelb, ligji i fundit është ekzaktësisht i njëjti me atë të vitit 2011 dhe si i tillë, duhet rrëzuar.
Ligji për importin e plehrave është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë javën e kaluar pa kaluar në procedurat e rregullta ligjore të konsultimit publik, duke shkelur ligjin “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” të miratuar nga shumica parlamentare aktuale si dhe Konventën e Aahrusit, të cilën Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar në vitin 2000. Në kuptimin e konventës së Aahrusit, një ligj i tillë me ndikim negativ në mjedis, duhet të konsultohet para së gjithash me komunitetet që jetojnë pranë fabrikave që do të importojnë plehra. Por pavarësisht se ligjet janë në fuqi, Kuvendi i Shqipërisë dhe Kryeministri Rama kanë vendosur të “konsultohen” vetëm me njërën palë, palën e importuesve të plehrave, duke injoruar në këtë mënyrë palën tjetër, popullin shqiptar, i cili, në ushtrim të të drejtave të veta kushtetuese, ka bërë sakaq katërcipërisht të ditur se nuk e dëshiron importin e plehrave dhe nuk e gjykon si me leverdi për vendin zhvillimin e një industrie ndotëse”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Më tej duke vënë gishtin te mënyra me të cilën u miratua ligji, reagimi ndaj të cilit duket se befasoi qeverinë, AKIP kërkon rrëzimin e tij dhe nisjen e njjë procesi të gjerë konsultimesh.

“Me dëshirën që diskutimi mbi importin apo jo të plehrave, të mos bjerë në spekulime, kërkojmë nga qeveria që të pezullojë menjëherë ligjin e miratuar dhe paralelisht, të nisë një proces konsultimi publik të vërtetë dhe transparent, në përputhje me ligjet për Njoftimin dhe Konsultimin Publik dhe në përputhje me Konventën e Aahrusit.
AKIP i bën thirrje popullit shqiptar të na bashkohen në protestën e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë më 1 tetor 2016”, thuhet në deklaratë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook