Sot, futbollisti i njohur i Romës dhe Italisë, mbush 40 vjeç.

Francesco Totti ka cementuar pozicionin e tij si burri i madh i Serisë A këtë të martë kur ka mbushur 40 vjeç, më shumë sesa dy dhjetëvjeçarë që kur ka debutuar për Romën, klubin e vetëm që ka përfaqësuar gjatë karrierës së tij të gjatë e të shkëlqyer.

Në nder të djalit të tyre më të famshëm dhe besnik, verdhekuqtë e kanë përshëndetur me një mesazh hyrjen e Totti-t në këtë dhjetëvjeçar.

“Ora shënon mesnatë në Itali. 40 vjet më parë, një mbret u lind. Mbret. Legjendë. Ikonë. Hero. Gëzuar ditëlindjen Francesco Totti!”.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

The clock strikes midnight in Italy..

40 years ago today, a King was born.

King. Legend. Icon. Hero.

Happy birthday Francesco Totti!

Pasi flirtoi me tërheqjen nga sporti, kampionatin e kaluar, Totti ka ndryshuar mendje dhe po vazhdon ende të luajë. Jetëgjatësia e mahnitshme në fushë e Gladiatorit, nuk i ka humbur Lionel Messi-t, i cili ka ndaluar pak rrugës në dhomat e zhveshjes, për të regjistruar një dedikim të veçantë për legjendën e Romës në ditën e tij të madhe.

“Hello Francesco, dëshiroj të të uroj gëzuar ditëlindjen. Shpresoj të kesh një ditë të mrekullueshme. Të kam admiruar gjithmonë dhe edhe më shumë ditën kur të takova. Një përqafim të madh!”, thotë Messi.

Kete vit lindi dhe femija i trete i Totti-t me Ilary Blasin

Edhe bashkëkombasi i tij, që ka ndarë sulmin në Kombëtaren italiane, Alessandro Del Piero e ka uruar Totti-n me një urim që do qeshni me siguri. Ai ka kujtuar një video të vjetër kur Totti duhej të intervistonte Del Pieron, që me dialektin e tij roman e thërriste jo Alessandro, por Alessa…

Të qeshurat do i shihni. Pas videos për të cilën u deshën 45 minuta, Del Piero tha që Totti është një person simpatik, që di gjithmonë të bëjë për të qeshur, me të cilin ka arritur edhe fitoren më të bukur Kupën e Botës 2006.