Lidhu me ne

Kryesore

Drejt Europës – Ju sillni plehrat ne ju sjellim maturantët më të mirë!

arsim-mbetje-701x351

Nevila Xhindi

Diku nga fundi i korrikut, një mikja ime më kërkoi ta këshilloja se ku do të ishte më mirë të ndiqte studimet e larta i biri, nisur nga rezultatet që kishte arritur në shkollën e mesme.

E bindur se i biri i saj, një maturant shumë i mirë, do të ishte i çmuar për çdo universitet në Shqipëri, e këshillova që studimet bachelor t’i kryente në Tiranë, edhe pse ai tashmë kishte fituar të drejtën të studionte në një universitet të Vjenës, aplikim të cilin e kishte bërë që në janar.

Diku nga fillimi i shtatorit mikja më telefoni përsëri.

– Im bir nuk fitoi në asnjë nga degët e zgjedhura, ndaj po e regjistroj në Vjenë. Të falenderoj për këshillën.

U ndjeva sa s’ka më keq!… Keq që shkëmbeva Tiranën me Vjenën, që e këshillova të studionte në një vend ku nuk ka as rregulla e as ndershmëri, ku të rinjve të shkëlqyer nuk u jepet mundësia të ndjekin ëndrrat e tyre, paçka se zyrtarisht “të mirët zgjedhin të parët”.

Kam vite që jam e përfshirë në këshillim karriere për maturantët, por nuk jam ndjerë ndonjëherë më keq se sivjet. Ka qenë krejt e pamundur t’i orientosh. Rrëmuja e krijuar nga zbatimi i gjoja reformës së arsimit të lartë, e plotësuar me një sistem dështak aplikimesh në shkollat e larta—rezultat i paaftësisë së shkëlqyer të administratës “rilindase”—në fund rezultoi kundër maturantëve.

Sigurisht, çdo vit ka pasur rreth 2-3 mijë maturantë që aplikonin në universitete jashtë Shqipërisë, por këtë vit ky numër u dyfishua. Sepse gjendjes të pashpresë që ka mbërthyer gjithë vendin e veçanërisht rininë, qeveria “u kujdes” t’i shtonte edhe pasigurinë dhe paqartësinë për shkollimin e lartë.

Nuk do jetë habi që vitin tjetër numri i të rinjve që do të duan të largohen me shpresën e shkollimit jashtë do të rritet; kush do luante sërish me të panjohurën? Përse të rrish në këtë vend ku shpresa vdes përditë dhe t’i shtosh kësaj edhe mohimin e të drejtës për të zgjedhur nga një sistem që prodhon kaos? Kaos per maturantët dhe familjet, por edhe për universitetet pritëse, që të zhytura në paqartësinë e udhëzime të vonuara në kohë, e urdhrave kohë e pa kohë nuk arritën as të sqarohen e as të sqarojnë.

Ndërkohë që po protestojmë për plehrat…. nuk duhet kurrsesi që skandali i rradhës të na e largojë vëmëndjen nga maturantët dhe drama që iu shkaktua atyre sivjet. Shifrat në rritje të maturantëve që aplikojnë për studime jashtë vendit, tregojnë se Shqipëria po duket gjithnjë e më e pasigurtë për shkollimin dhe të ardhmen e tyre.

Mbi 6 mijë maturantë të këtij viti plotësuan dokumentacionin dhe kanë konvertuan diplomat e shkollës së mesme për vende të huaja ku do të nisin studimet. Janë të rinj, janë më të mirët, ose sic quhen rëndom “ekselentët”—janë ato me të cilët Shqipëria do krenohet një ditë se janë Shqiptarë, por pasi ata të kenë kryer universitetet e Europës dhe të ndrijnë me mendimet dhe novacionet e tyre në vende të tjera, ndërsa Shqipëqia do të vazhdojë të lëngojë edhe sepse nuk shfrytëzon dot “të shkëlqyerit” në favor të zhvillimit të Shqipërisë.

E ndërsa një pjesë e mirë e maturantëve që aplikuan jashtë tashmë kanë filluar shkollën…miqtë e shokët e tyre në Shqipëri enden mes raundeve të pashpresa për të marrë një shkollim universitar në vendin e tyre. Asgjë nuk është zgjidhur, as me raundin e parë mashtrues, as me raundin e dytë zhgënjyes, dhe as me zbritjen e vijës së kuqe që do të prodhojë kaos me qëllim korrupsionin.

Hartojmë ligj për të sjellë plehrat e botës, dhe si shkëmbim… hartojmë ligj e vendosim sisteme që të detyrojmë më të mirët e maturantëve që të lënë vendin, e mashtrojmë deri në dëshpërim maturantët që zgjodhën të shkollohen në vendin e tyre. Cfarë cinizmi!

Qeveri që si kurrë më parë kujdeset për të ardhmen e shqiptarëve: Plehrave zgjidhje po! Maturantëve zgjidhje jo!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook