Lidhu me ne

Aktualitet

“Patate e nxehtë” në duart e diplomacisë deklarata e komisionerit Hahn

Pas reagimeve të ashpra të Athinës ndaj deklaratës së komisionerit Hahn për çështjen çame, media greke vlerëson se marrëdhëniet greko-shqiptare do të hyjnë në një periudhë stanjacioni, për një kohë të papërcaktuar. Në një shkrim analitik, e përditshmja Kathimerini, gjykon se Johanes Hahn, me deklaratën e tij, ka lënë një “patate të nxehtë” në duart e diplomacisë greke.

Përgjigjja e komisionerit përbën një dokument zyrtar të BE-së në duart e diplomacisë shqiptare dhe do të përdoret sa herë që Athina dhe Tirana do tët entojnë të zgjidhin një nga mosmarrëveshjet e shumta. Nisur nga fakti që Athina ka qëndrimin konstat se “çështja çame nuk ekziston”, “është e qartë se marrëdhëniet greko-shqiptare po hyjnë në një periudhë stanjacioni për një kohë të pacaktuar”, konkludon qysh në fillon Kathimerini.

Reagimet e ashpra të ministrisë së jashtme greke u shënuan pasi komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, Johanes Hahn, përfshiu edhe çështjen e çame si pikë të axhendës së diskutimeve midis Athinës dhe Tiranës. Kjo deklaratë e tij u bë në përgjigje të një pyetjeje të eurodeputetes greke, Maria Spiraki. Eurodeputetja e kishte drejtuar pyetjen më 7 korrik, plot një muaj pasi ministri i jashtëm grek kishte vizituar Tiranës. Një protestë e organizuar nga PDIU dhe e prirë nga kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, kishte vështirësuar hyrjen e shefit të diplomacisë greke në selinë e ministrisë së jashtme shqiptare.

Eurodeputetja e paretisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, praktikisht, vinte në dyshim të drejtën e Shqipërisë që të merrte financime nga fondet e BE-së si vend kandidat për anëtarësim, vëren Kathimerini.

Sipas gazetës greke, përgjigjja e komisionerit u dha më 7 shator, por mbeti në heshtje deri në fund të muajit të kaluar. “Të mërkurën, më 28 shtator, gjithë gazetat shqiptare njoftonin në faqen e parë se Brukseli e njeh çështjen çame”.

Sipas Kathimerini, “një detaj krucial, që shumëkush nuk e njeh”, është se të njëjtën ditë kishte mbërritur në Tiranë sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme greke, “për konsultime me homologun e vet shqiptar, në kuadër të përpjekjeve dypalëshe për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet të dy vendeve”.

Dhe Kathimerini shton: “Vëzhgues me eksperiencë theksojnë se pubikimi i deklaratës së komisionerit Hahn ndihmon Shqipërinë, për arsye konsumi të brendshëm. E zhvendos debatin politik dhe vëmendjen nga presionet turke ndaj Tiranës që lidhen me shpërbërjen e shkollave të Fetulla Gulenit në Shqipëri dhe e transferon këtë debat në axhendën nacionaliste që ka gjithmonë popullaritet në vendin fqinj”.

Kathimerini citon edhe burime diplomatike, sipas të cilave konsiderohet e gabuar edhe lëvizja e eurodeputetes greke që i bëri pyetjen komisionerit, me argumentin se ngre pikëpyetje për atë se çka synonte me veprimin e saj.

Sipas burimeve, eurodeputetja do të duhet të jetë më e kujdesshme ndaj një çështjeje kaq të ndjeshme të politikës së jashtme. “Eurodeputetja duhej që këtë pyetje kaq delikate t’ia drejtonte përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, e cila përgjigjet vetëm pas konsultimeve me shtetin anëtar që implikohet”, përfundon Kathimerini.

http://www.kathimerini.gr/877386/article/epikairothta/politikh/to-atophma-xan-kai-h-kayth-patata-ths-ellhnikhs-diplwmatias

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix21 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix21 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix21 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix21 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix21 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix21 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix21 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix21 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar22 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook