Lidhu me ne

Temporal

Pse duhet ta heqim nga përdorimi fjalën “intelektual”?

klosi-12Nga Ardian Klosi

Mik i dashur,

Ti më pyet se ç`mendim kam për intelektualët shqiptarë. Unë të përgjigjem se në përgjithësi nuk kam mendim të mirë.

Sepse, po të ishte mirë gjendja shpirtërore dhe morale e shqiptarëve, gjendja kulturore dhe religjioze e tyre, pa folur pastaj për gjendjen politike, atëherë padyshim do kisha mendim të mirë, ose të paktën jo të keq.

Mirëpo të katërta gjendjet që përmenda nuk më duken se janë mirë.  Prandaj unë nuk mund të kem mendim të mirë për intelektualët shqiptarë, ose, për t`u shprehur më saktë, nuk kam mendim të mirë për intelektualët shqiptarë fjala e të cilëve ndikon në popull.

Nuk e përjashtoj aspak veten nga e vërteta që gjendja e mendimit të intelektualëve shqiptarë është e mjerueshme. Por ngushëllohem me mendimin që idetë e mia nuk peshojnë në rrymat që mbartin me vete njerëzit shqiptarë. D.m.th., nuk kanë bërë ende dëm.

Ky, megjithatë, mbetet një justifikim dhe nuk ka si të më lajë assesi nga mëkatet e mia, sepse në rast se njeriu diku e pa të vërtetën, përse nuk bëri gjithçka për t`ua kumtuar të tjerëve?! Argumenti i peshës së pakët të fjalës sime në popull në thelb është një argument frikacaku.

Por, para se ta vijojmë rrahjen e temës sonë, desha të ndalem pak tek fjala “intelektual”. Ç`përcakton ajo?

Janë të pakta fjalët në glosarin e gjuhëve të rruzullit të cilat më ngjethin mishtë kaq ashpër sa fjala “intelektual”. Kohët e fundit u kam dërguar letra një numri të madh njerëzish të njohur në vende të ndryshme të botës me propozimin që pa vonuar të thërrasim një kuvend ndërkombëtar njerëzish të shqetësuar, me qëllim likuidimin e plotë moral dhe gjuhësor të fjalës “intelektual”. Deri tani pjesa më e madhe më është përgjigjur pozitivisht.

Fjala “intelektual” dhe kulti i intelektualizmit, veç të tjerave, janë përgjegjëse për një nga diskriminimet më të mëdha që kanë ndodhur shekullin e fundit në shoqërinë njerëzore, diskriminim midis intelektualit dhe pjesës tjetër të popullatave.

Intelektual do të thotë, me një kalkim të thjeshtë shqip, “mendjetar”, d.m.th. punëtor i mendjes. Që këtu fillon spekullimi dhe gënjeshtra: po punëtorët e krahut a kanë mendje? Ata njerëz që nuk janë intelektualë, a mendojnë? S`do mend që mendojnë. Atëherë vijmë te pyetja ime kryesore: derisa të dyja palët, edhe punëtorët e mendjes edhe punëtorët e krahut mendojnë, ku dallohet intelektuali?

Përse përdoret fjala intelektual?

Mundësitë e përgjigjes ndoshta janë vetëm dy, siç sugjeron dhe “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”:

a.Intelektuali punon kryesisht me mendje, kurse jo-intelektuali nuk punon kryesisht me mendje. Fjalori thotë: “intelektuali është njeri i punës mendore”, por

këtë argument nuk mund ta marr seriozisht, sepse dhe fëmijët e dinë se çdo punë, edhe puna më e rëndomtë e krahut, komandohet nga mendja.

Unë them se, nuk ka rëndësi nëse dora, e komanduar nga mendja, vendos diku tulla, kthen dheun në arë, zë peshk, etj., apo hedh një shkrim nga e majta në të djathtë në letër, bën lëvizje të caktuara të pejzave të zërit, gojës dhe buzëve, afron mikrofonin nga poshtë lart në podium etj.. Rëndësi ka, në fund të fundit, a janë secila nga këto veprime të dobishme apo të dëmshme për jetën mbi tokë.

b. Intelektuali dhe jo-intelektuali punojnë që të dy kryesisht me anë të mendjes, mirëpo intelektuali mendon shumë më thellë dhe më mirë se jo-intelektuali. Fjalori shprehet kështu: “ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, kulturës…me një formim të gjerë arsimor” etj.

Ç`do të thotë “më thellë”, “më mirë”, “më gjerë”? Kush e përcakton këtë gjë? Në rast se unë e përkufizoj mendjen e një njeriu si të thellë dhe të mirë, një tjetër, bie fjala kundërshtari im, e cilëson po këtë mendje si të cekët ose të ligë. A ka standarte të caktuara për këtë përcaktim, a mos merren vallë për bazë dëshmi, diploma e të tjera kësisoj?

Unë nuk besoj se ti do të vish në përkufizimin naiv “intelektual  është çdo njeri që ka mbaruar shkollën e lartë ose ka tituj”, sepse do të hapej një bisedë pa fund për shkollat e larta dhe titujt, për të drejtën që mund të kishin këto për të pagëzuar “intelektual” një qenie me tru, gjymtyrë, bark, epshe dhe uri si gjithë qeniet e tjera. Do të qeshnin vetë profesorët që e dinë se si i kanë lëshuar një numër të madh diplomash.

Ndoshta një argument tjetër, më i vështirë për t`u hedhur poshtë, do të ishte: “intelektual i vërtetë është ai që mendon shumë më thellë se të tjerët dhe zbulon rrugë të reja për njerëzimin”.

Këtu do të isha dakort që këtë njeri të rrugëve të reja ta quanim intelektual. Mirëpo dalin në këtë mes dy pyetje të tjera: a i njohim ne të gjithë njerëzit që kanë hapur rrugë të reja për njerëzimin, a i kemi pagëzuar të gjithë ata si intelektualë? Sepse, po pranuam një term si të vlefshëm, duhet ta përdorim atë për të gjithë subjektet që përfshin termi.

Mirëpo ne nuk e dimë sot se kush e ka shpikur dimërimin e bagëtisë në vërri dhe verimin e saj në kullotat malore, ne nuk dimë se kush ka shpikur urat, cfratet, qilarët, vozat, mullinjtë me erë dhe ujë, rrugët më kalldrëm. Për ne janë anonimë sa e sa njerëz të mëdhenj që hapën rrugë të reja për njerëzimin.

Jo vetëm kaq, por ne, edhe kur i njohim këto njerëz të mëdhenj të së kaluarës me emër, nuk i quajmë intelektualë. Ne s`e quajmë intelektual as Arkimedin, as Gutenbergun, as Luterin, as Buzukun! Për paradoks ne Umberto Ekon e quajmë intelektual, por jo Danten. Vaclav Haveli është padyshim intelektual, porse i tillë nuk mund të quhet Jan Husi.

Intelektual ne quajmë sot një masë të madhe të diplomuarish që po na zë frymën në çdo shtet (të tillë që, bie fjala, presidenti ynë mund të mund të mbledhë brenda ditës në Pallatin e Kongresve në 1000 copë e lart), intelektualë quajmë në fund të fundit çdo qenie njerëzore me gjymtyrë, bark, etj. që di ta ndërtojë bukur një fjali. Dhe çudia e çudirave është se as Muhamedi, as Jezu Krishti, e as Buda  nuk mund të quhen intelektualë!

Me sa duket frika e tmerrshme nga kryqëzimi është ajo që e dallon një “intelektual” nga pjesa tjetër e njerëzve të dëgjuar që kanë hapur rrugë të reja për njerëzimin.

Pyetja e dytë që hap argument në fjalë është: njerëz që gjithashtu kanë menduar thellë dhe kanë hapur rrugë të reja për njerëzimin, ndonëse të tilla që kanë çuar drejt greminash, a nuk mund të quhen intelektualë? Pse, a nuk ishin intelektualë Stalini, Gjeorgjeviçi, Hitleri, Gëbelsi, Enver Hoxha?

Marrim po të duash dhe një shkallë të ndërmjetme keqbërësish të intelektit si Sen-Simonin, Prudonin, Benedeto Kroçen, N. J.. Marrin, Androkli Kostallarin me gjithë elitën intelektuale të Hoxhës. Ose, a nuk ishin intelektualë Openhaimeri dhe gjithën shkencëtarët që shpikën sintezat bërthamore, ose sot reaksionet e verbra kimike, gjenetike etj. me pasoja të paparashikueshme, të cilat ngjallin panik në njerëzim?

E pra as të çelurit e një rruge të re nuk mjaftoka për ta përkufizuar “intelektualin e vërtetë” si “intelektual”.

Prandaj, le ta heqim nga trutë një herë e mirë këtë fjalë si krejtësisht të gjymtë dhe le ta përdorim vetëm për analizën e mëposhtme të intelektualëve shqiptarë.

Në rast se duhet patjetër një fjalë që ta zëvëndësojë boshllëkun e krijuar nga eliminimi i fjalës “intelektual”, duke mos harruar se kjo fjalë kishte në popull një kuptim të mirë, propozoj termin “njeri i dobishëm”, ose thjesht “dobiprurës”.

Nuk di si do të tingëllonte një frazë si “Presidenti i Republikës u takua në Pallatin e Kongreseve me 90 dobiprurës shqiptarë”, por kjo është një çështje tjetër.

Rëndësi ka që me këtë term ne dhe nuk fyejmë njeri, edhe i ngushtojmë së tepërmi mundësitë e spekullimit të pacipë që është bërë deri më sot me fjalën intelektual.

Në qoftë se do të shkosh ta takosh Presidentin, atëherë me trego dobinë që ke sjellë.

Ndërsa, për pasojë, pjesën tjetër të intelektualëve (siç do të quheshin deri dje në rast se propozimi im merret parasysh sot) që jo vetëm që nuk i sjellin dobi jetës mbi tokë, por, me fjalitë e tyre të ndërtuara bukur, shkaktojnë dëme të vogla deri në dëme katastrofike, na mbetet ta quajmë pjesë dëmprurëse.

Për mendimin tim thjesht personal, në masën e madhe të njerëzve që deri sot quhen intelektualë, dëmprurësit, në krahasim me dobiprurësit e rrallë, janë pjesa dërrmuese.

Shkrimi i vitit 1995, revista “Përpjekja”

Titulli origjinal: “Letra IV”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix6 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix6 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix6 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook