Temporal
Enuku
Gazetari Mitro Çela ne nje postim ne rrjetet sociale sjell nje histori te shkurter treguar nga Aleksander Meksi ne kohen kur ky i fundit ishte kryeminister. Ai e ka lidhur kete histori me aktualitetin politik.
Mitro Çela shkruan “ENUK?! Thuhet dhe shkruhet se mes deput me nishane, ka një duzinë me senatorë. Metaforë. E huazuar nga përjashta. Njeri prej senatorëve, Ben Blushi, ka vite që ka mpehur shpatën kundër Ramës. Bile shkoi më tej. Do bëjë parti të re. Hallal!
Të tjerët vegjetojnë. Kanë nostalgji për të shkuarën. Po pse vallahi?… Në ndihmë Na vjen një përrallë…
…Turqia pushtoi vatanë tënë. Për të pasur mall e nder, kaurëve u kërkohej të bëheshin myslimanë. “Dipllomë” ishte synetllëku. Dhe u bënë synet mijëra kaurë. Disa, për të treguar besnikërinë ndaj Sulltanit, e prenë mikun deri në rrëzë…Dhe u plakën e u trashëguan si enukë…Por besnikë ama!
Shënim. Për të mos i ngrënë hakun, këtë histori ma ka treguar Meksi, kur ishte kryeministër“.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu