Lidhu me ne

Temporal

Për njerëz si ty hyra në politikë

Grida DumaNga Grida Duma

Politikania e njohur, Grida Duma i ka kushtuar një dedikim prekës humbjes së Gilman Bakallit, profesorit dhe ish-deputetit të PD-së që u nda nga jeta në mënyrë të papritur ditën e djeshme. Duma rrëfen takimin e parë me Gilman Bakallin, i cili ka ndodhur në një studio televizive. Ajo tregon bisedën e saj të parë me të dhe se si e njohu të ndjerin.

Lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta të Gilmanit erdhi në mbrëmje. Kur morti bashkohet me natën janë dy errësira që e shtyjnë njeriun të reflektojë i strukur në honet e pafuqisë së tij.

Reagimi ndaj një lajmi të tillë të pabesueshëm bën të aktivizohen të gjitha mekanizmat mbrojtës për të përballuar atë që nuk kontrollon dot; vdekjen e humbjen, por edhe heshtjen që oshëtin.

Kur një lajm i tillë troket, koha ndalon dhe instikti i jetës të thërret të kuptosh se si e jetojmë çdo ditë si të përjetshme, pa ndërgjegjen që zgjimi i çdo dite është një dhuratë. Kur një lajm i tillë troket, mendja njerëzore shkundet të kuptojë që asnjë problem i jetës nuk është tragjedi, tragjedia është të mos shikosh jetën te çdo problem.

U kujtova se si rastësia e mirë solli që për herë të parë me Gilmanin të shkëmbeheshim në një studio televizive.

Ndodhi disa vite të shkuara që sot duken edhe më shumë të shkuara. Më kujtohet shkëmbimi simbolik, unë po hyja në studio, Gilmani po dilte për të marrë një bllok shënimesh të harruar jashtë. Në prag të derës bëmë një ndalesë mirësjelljeje njëkohësisht për t’i hapur rrugën tjetrit. Në atë ndalesë të mirësjelljes ai me shpoti të buzëqeshur më tha…, ja kështu është ti hyn në politikë unë dal. Buzëqesha dhe i thashë; unë hyj sepse njerëz si ti janë në politikë, e qoftë larg të dalin pikërisht këta… Por ai e kishte vendosur, ishin momentet kur kishte vendosur t’i kthehej akademisë dhe si njeri i lirë dhe mendje intelektuale nuk ngurronte të thoshte të vërtetën e tij me politikën me shoqërinë dhe me çdo gjë tek e cila besonte.

Nuk ka asnjë moment më domethënës në historinë tonë njerëzore se sa kur një njeri të jep pa kursim atë që ka marrë nga eksperienca e vet, kur jep atë që ka mësuar nga vështirësia e vet. Gilmani ishte një mendje e shoqëruar me dritë; këtë dritë e gjen shumë rrallë në ambientet intelektuale. Ai e kishte këtë veti, e cila nuk është e mësuar, është burimore, e ndriçuar! Njerëzit e bekuar me këtë ndriçim besoj që bëjnë rrugëtimin drejt jetës tjetër po aq të ndriçuar.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook