Lidhu me ne

Aktualitet

Nuk ka përplasje mes PD dhe SHBA

Qëndrimet e ambasadorit amerikan për reformën në drejtësi ekspozuan një panoramë të raportit që selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara ka me palët politike në Shqipëri. Nga njëra anë Partia Socialiste dhe kryeministri Rama që janë dorëzuar pa kushte dhe nga ana tjetër Partia Demokratike dhe Lulzim Basha që janë përplasur verbalisht me ambasadorin amerikan.
Por në selinë blu nuk shohin ndonjë acarim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha në një intervistë për A1Report se deklarimet e ambasadorit jo në çdo rast reflektojnë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara.
“Unë nuk do e shoh aspak si përplasje me SHBA, është një e drejtë e jona dhe besoj se askush tjetër nuk mundet të na përcaktojë as të drejtat dhe as detyrimet që kemi ndaj shqiptarëve. Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me PD sot mund të jenë në kulmin më pozitiv të tyre dhe për këtë mjafton tu përmend faktin që Basha është i vetmi kryetar partie shqiptare në opozitë që është pritur në nivele aq të larta në ëashington. Kjo nuk tregon aspak për marrëdhënie jo të mirë. Edhe deklaratat që bëhen qoftë edhe nga ambasadorët duhet të jenë më të kujdesshme sepse me të vërtetë përfaqësojnë një shtet marrëdhëniet me të cilin i kemi ndryshe nga ato që deklarohen këtu apo interpretohen, në fakt më tepër se askush nga kryeministri Rama. Është e papranueshme që kryeministri i një vendi të dalë në parlament dhe t’i thotë opozitës për këto akuza që keni mos u merrni me mua, por drejtohuni ambasadorit amerikan. Edhe qëndrimi i ambasadorit duhet të ishte i qartë. Lu duhet të reagonte sepse ka folur edhe për gjëra shumë më të vogla dhe banale”- thekson Paloka.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Videoja virale nga Festivali i Kanës: Kelly R shpërthen ndaj sigurisë

Kelly Rowland u pa duke qortuar një roje sigurie në Festivalin e Filmit në Kanë 2024 të martën. Fillimisht, ish-anëtarja e Destiny’s...

Mix3 orë më herët

Billie Eilish flet për raportin me Jesse Rutherford pas ndarjes

Gjërat janë ende mirë mes Billie Eilish dhe Jesse Rutherford. Sipas një fragmenti të pabotuar nga kopertina e saj e...

Mix3 orë më herët

Sean “Diddy” Combs përballet me një padi të re

Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër padi për sulm se*sual. Ish-modelja Crystal McKinney pretendon se reperi  e detyroi...

Mix2 ditë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet2 ditë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix2 ditë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar2 ditë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar2 ditë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix4 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix4 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Facebook